Politike

Progresraporti për Shqipërinë/ Rama: Është dokumenti më i besueshëm, bazohet në fakte e jo sondazhe

Ndërkohë që ka theksuar se ky raport shënon piketat dhe hapat që duhen bërë për të vazhduar më tej. 

31 Tetor 2024, 11:27 Nga I.A
Progresraporti për Shqipërinë/ Rama: Është dokumenti
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se progresraporti i Komisionit Evropian është dokumenti më i besueshëm ndërkombëtar. Gjatë fjalës së tij, Rama ka theksuar se ky raport bazohet në fakte dhe jo në sondazhe. Ndërkohë që ka theksuar se ky raport shënon piketat dhe hapat që duhen bërë për të vazhduar më tej. 

"Është dokumenti më i besueshëm ndërkombëtar që Shqipëria merr dhe ne i referohemi fjali për fjali. Është i vetmi raport që bazohet në fakte dhe jo në perceptime e sondazhe. I referohet fakteve nën dritën e parimeve dhe standartëve të funksionimit të institucuineve dhe shteteve anëtare. Më vjen mirë që marrin raportin më pozitiv të gjithë këtyre viteve, e tillë është edhe ecuria e vendit dhe konferenca e dytë ndërqeverita afirmoi njohjen e përparimeve të bëra nga Shqipëria.

Ky raport shënon me përpikëmëri dhe piketat për hapat që duhen bërë më tej dhe çështjen ku duhet të përqendrohemi për përmbushjen e kritereve të anëtarësimit. Ky proces është proces që vazhdon por cilido që dëshiron të kuptojë e të mësojë se ku ndodhet Shqipëria në të gjitha fushat bën mirë ta lexojë këtë raport, një panoramë e situatës aktuale të vendit," tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll