Politike

Progresraporti për Shqipërinë/ Gonzato: Lufta kundër korrupsionit duhet të rritet

Gjatë fjalës së tij, pasi i dorëzoi progresraportin kryeministrit Edi Rama, Gonzato theksoi se shqetësimet për ndërhyrje në sistemin gjyqësor vazhdojnë të mbeten. 

31 Tetor 2024, 11:22 Nga I.A
Progresraporti për Shqipërinë/ Gonzato: Lufta kundër
Silvio Gonzato

TIRANË- Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian, Silvio Gonzato ka deklaruar se lufta kundër krimit dhe korrupsionit në Shqipëri duhet që të rritet. Gjatë fjalës së tij, pasi i dorëzoi progresraportin kryeministrit Edi Rama, Gonzato theksoi se shqetësimet për ndërhyrje në sistemin gjyqësor vazhdojnë të mbeten. 

“Raporti ofron qëndrim të drejtë se ku qëndron vendi. Disa nga gjetjet kyçe të raportit. Sa i përket kriterit politik raporti vlerëson funksionin e ligjit pjesërisht të kënaqshme. Edhe për shkak të mangësive të pa trajtuara në procesin zgjedhor. Mesazhi kryesor është nevoja urgjente për një dialog konstruktiv. Funksioni i gjyqësorit zë hapësirë të madhe, funksioni zënë disi progres, shqetësimet mbeten për ndërhyrje në sistemin gjyqësor. Raporti jep rekomandime për të trajtuar çështjet. Sa i takon efikasitetit të drejtësisë, mund të them se po bëhet progres. Korrupsioni shihet si një shqetësim serioz edhe pse raporti vëren një punë konkrete. Komisioni sheh përpjekje për përmirësim në luftën kundër korrupsionit. Duhet përparim. Kur vjen fjala për luftën kundër krimit është bërë disi progres sërish falë SPAK që ka rritur kapacitetin në luftën kundër pastrimit të parave,”, tha ai.

silvio gonzato

Sondazh

Poll