Politike

Progresraporti për Shqipërinë/ Ambasadori i BE: Mund të çelë të gjithë kapitujt deri në fund të 2025

Po ashtu ai ka theksuar se ai mbështet nismën e qeverisë për të mbyllur negociatat deri në fund të vitit 2027. 

31 Tetor 2024, 11:17 Nga I.A
Progresraporti për Shqipërinë/ Ambasadori i BE: Mund të
Silvio Gonzato

TIRANË-  Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian, Silvio Gonzato i ka dorëzuar progresraportin e Komisionit Evropian kryeministrit Edi Rama. Gjatë konferencës për mediat, Gonzato ka theksuar se Shqipëria mund mund t’ia dalë të çelë të gjithë grup kapitujt deri në fund të 2025. Po ashtu ai ka theksuar se ai mbështet nismën e qeverisë për të mbyllur negociatat deri në fund të vitit 2027. 

“I kam dorëzuar edhe presidentit dhe më pas do të takohem edhe me kryetaren e Kuvendit dhe të çështjeve të BE. Ky raport del në një kontekst të favorshëm të kontekstit të anëtarësimit të Shqiptar në BE. Nuk do të lodhem kurrë se theksuari sa shumë shënon një moment kyç në rrugën e Shqipërisë në BE. Në paketën e zgjerimit vërehet angazhimi i palëkundur i Shqipërisë drejt BE. Shqipëria ruan bilanc harmonik me politikat e jashtme të BE dhe përçon mesazh të fortë të anëtarësimit në BE. Komisioni sheh një mundësi të përshpejtojë hapat për në BE, Shqipëria mund t’ia dalë të çelë të gjithë grup kapitujt deri në fund të 2025 dhe mbylljen e negociatave deri në fund të 2027”, tha ai.

silvio gonzato

Sondazh

Poll