Politike

“Janë kontejnerë, jo kuti kartoni që t’i fshehim”, Hoxha: Po krijojmë infrastrukturën që të monitorohen nga policia

Hoxha u shpreh se po krijohet infrastruktura e duhur që kontejnerët të vendosen në hapësira publike ku do të monitorohen nga policia.

31 Tetor 2024, 11:05 Nga I.A
“Janë kontejnerë, jo kuti kartoni që t’i
Ervin Hoxha

TIRANË- Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka folur në Kuvend në lidhje me kërkesën e deputetëve për zbatimin e urdhrit të prokurorisë së Durrësit për sekuestrimin mbetjeve të rrezikshme që ndodhen në Portin e Durrësit. Hoxha u shpreh se po krijohet infrastruktura e duhur që kontejnerët të vendosen në hapësira publike ku do të monitorohen nga policia.

Urdhri i Prokurorisë ka dalë një ditë të dielë. Jemi koordinuar dhe të siguroj që nuk jemi në periudha ku urdhrat e prokurorisë nuk zbatohen. Po krijojmë infrastrukturën për vendosjen e kontejnerëve në hapësira publike ku do të monitorohen nga policia. Janë kontejnerë, jo kuti kartoni që mund t’i fshehim”, tha ai.

ervin hoxha seance plenare 31 tetor 2024

Sondazh

Poll