Politike

"I harruat Incineratorët, kur erdhën vendimet i firmosnit të gjitha brenda ditës!" Shehaj-ministrave: Ju e lejuat dërgimin e mbetjeve toksike!

Shehaj shtoi se është një vendim i qartë nga porti dhe se situata kërkon veprim të shpejtë. 

31 Tetor 2024, 11:16 Nga M.B
"I harruat Incineratorët, kur erdhën vendimet i firmosnit të
Agron Shehaj

TIRANA- Deputeti opozitar, Agron Shehaj ka vijuar reagimin me tone të ashpra në Kuvend lidhur me situatën e mbetjeve, duke kërkuar që qeveria të lejojë Prokurorinë të kryejë detyrat e saj. Ai akuzoi qeverinë se ka lejuar dërgimin e mbetjeve dhe tani duhet të lejoni Prokurorinë të zbatojë urdhërin. Shehaj shtoi se është një vendim i qartë nga porti dhe se situata kërkon veprim të shpejtë. 

“Ju e lejuat dërgimin e mbetjeve, tani duhet të lejoni Prokurorinë. Mos pengoni hetimin dhe lërini brockullat mënjanë. Ka pesë ditë që ka ardhur vendimi. Zbatoni urdhrin e Prokurorisë, i harruat Incineratorët, kur erdhën vendimet i firmosnit të gjitha brenda ditës, ndërsa për këtë ju duhet kohë", tha Shehaj.

kuvendi

Sondazh

Poll