Politike

"Kam frikë se mbetjet në Durrës do të ndotin detin!" Açka: Kuvendi është bërë qesharak, shumë shpejt shqiptarët do të përballen me një situatë të papranueshme

Ajo tha se nevojën për transparencë dhe publikimin e marrëveshjeve, duke kërkuar që proceset të zhvillohen në mënyrë të hapur dhe jo në “zgafellet” e Kuvendit.

31 Tetor 2024, 11:11 Nga M.B
"Kam frikë se mbetjet në Durrës do të ndotin
Flutura Açka

TIRANA- Deputetja Flutura Açka kritikoi situatën në Kuvend, duke e quajtur atë qesharake dhe duke kërkuar kthimin e normalitetit. Veç Shehaj, edhe Açka ngriti shqetësimin për kontejnerët me mbetje toksike që ndodhen në Portin e Durrësit. Ajo tha se nevojën për transparencë dhe publikimin e marrëveshjeve, duke kërkuar që proceset të zhvillohen në mënyrë të hapur dhe jo në “zgafellet” e Kuvendit.

“Ajo që po ndodh është një shfaqje e shëmtuar për shqiptarët. Ju bëni sikur punoni, ndërsa ne po i japim një shfaqje aktoriale të pandershme. Duhet t’i kërkoni ndjesë popullit për këtë situatë që e keni kurdisur. Kam frikë se mbetjet në Durrës do të ndotin detin, dhe shumë shpejt shqiptarët do të përballen me një situatë të papranueshme,” tha Açka.

kuvendi

Sondazh

Poll