Politike

'Betejë për demokraci dhe pluralizëm'/ Noka: Rama dhe Spiropali i kanë shpallur luftë opozitës

Noka tha se deputetët e kanë vendin brenda dhe jo jashtë Kuvendit, ndërsa tha se qeveria do që në vendin tonë të mbizotërojë monizmi.

31 Tetor 2024, 10:55 Nga I.A
'Betejë për demokraci dhe pluralizëm'/ Noka: Rama dhe
Flamur Noka

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka është shprehur se ky regjim i ka shpallur luftë opozitës dhe kanë vendosur që komunizmi të mbretërojë në Shqipëri. Noka tha se deputetët e kanë vendin brenda dhe jo jashtë Kuvendit, ndërsa tha se qeveria do që në vendin tonë të mbizotërojë monizmi. 

"Regjimi ti shpallë luftë opozitës. Sic e shikoni ajo sallë duhet të ishte e hapur për deputetët, ajo sallë është e mbyllur për deputetët. Sepse Elisa Spirogjoka 5 milion euro sëbashku me sulltan Surrelin, i kanë shpallur luftë opozitës dhe kanë vendosur që komunizmi duhet të mbretërojë në shqipëri. Ne jemi  në betejë, jo thjeshtë betejë pushteti, ne jemi në një betejë pa kthim, për demokracinë dhe pluralizmin në këtë vend. Ne insistojmë në betejën tonë dhe nuk do të tërhiqemi sepse përfaqësojmë popullin. Kjo sallë nuk është vetëm për ata që kanë votuar ptronazhistët, në këtë sallë janë ata që kan votuar krimin e organizuar dhe ata që kanë marrë votën e korrupsionit. Ndërsa përfaqësuesit e popullit opozitarë trajtojhen si armiq," tha Noka. 

flamur noka

Sondazh

Poll