Politike

Protesta e opozitës, Noka: Terrori policor dhe arrestimet e padrejta si akt diktatorial i narkopolicisë nën urdhrat e Ramës!

Noka tha se PD dënon me forcë arrestimet e drejtuesve demokratë në degën e Elbasanit dhe Fierit dhe veçanëerisht arrestimin e kryetarit të PD Pogradec, Genti Celë. 

30 Tetor 2024, 15:33 Nga r.ll
Protesta e opozitës, Noka: Terrori policor dhe arrestimet e padrejta si akt
flamur noka

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka dhënë sot një deklaratë për mediat pas arrestimeve që janë kryer lidhur me protestën e opozitës që u mbajt mbrëmjen e djeshme. 

Noka tha se PD dënon me forcë arrestimet e drejtuesve demokratë në degën e Elbasanit dhe Fierit dhe veçanëerisht arrestimin e kryetarit të PD Pogradec, Genti Celë. 

Ai tha se arrestimet e padrejta, sipas tij me urdhër të Ramës, të cdo demokrati dhe opozitari do të marrin sa më shpejt përgjigjen e merituar.

DEKLARATË PËR MEDIA SEKRETARI I PËRGJITHSHËM NË PD, FLAMUR NOKA

Terrori policor kundër opozitës i urdhëruar nga Rama dhe i vënënë zbatim nga Hoxha i riu dhe narkopolicët e tij, është dëshmiase paqe me krimin në qeveri nuk mund dhe as do të ketë.

Partia demokratike dënon me forcë arrestimin e drejtuesvekryesorë të opozitës në Elbasan, Fier dhe vecanëerisht të kryetarit të PD Pogradec zotit Genti Cela.

Në një akt banditeskidenjë për diktaturat, narkopolicia e regjimit ka thirrur për të dhënë deklarime të gjithë drejtuesit e opozitës, me listë, përfshi edhe deputetët e saj në Kuvendin e Shqipërisë.

Arrestimet e padrejta dhe të dhunshme të cdo demokrati dhe opozitari do të marrin sa më shpejt përgjigjen e merituar.

Opozita nuk ndalet dhe as trembet. 

Paralizimi që i bëmë mbrëmë vendit për tri orë është vetëm njëra nga etapat e mosbindjes civile.

Partia Demokratike dhe qytetarët dëshmuan dje vetëm një pjesëtë arsenalit opozitar, një ndër 77 format e mosbindjes civile.

I trembur nga paralajmërimi se një prej rrugëve tona do të jetëmarshimi në Surrel, Rama lëshoi narkopolicët me uniformën e shtetit për të na trembur.

Cdo provokim dhe kërcënim i tillë nuk na zmbraps por na e thellon bindjen dhe shton zellin e vendosmërinë..

Sado i fortë të jetë bunkeri i makthit tënd, o Edi Rama, nuk ështëmë i pamposhtur se ai i Hitlerit.

Cdo prangë, cdo burgim, cdo arrestim i liderëve dhembështetësve të opozitës, është vetëm një hallkë me shumë nëzinxhirin e zemërimit popullor, që opozita do ta hedhë në qafëpër të të tërhequr nga Surreli tek vendi ku 33 vjet më parëhodhën statujën e idhullit tënd.

Edhe pse Blloku ka ndërruar adresë, vetëm një herë në jetëpopulli mund të ndalet për të hyrë në shtëpinë e së keqës dheushtruar lirinë dhe zemërimin e vet.

Ajo herë ka kaluar. Demokratëve u bëj thirrje të mos trëmben.  Edi është vetëm Enveri që ka bërë dhëmbët dhe, kafshimi i tijështë prej qeni të rrahur kur ishte këlysh.

flamur noka

Sondazh

Poll