Politike

Atentati mafioz në Shkodër, Bardhi: Policia është e zënë me përndjekjen politike të çdo kundërshtari të Ramës, mbron krimin dhe është vegël e tyre

Ai ka akuzuar Policinë e Shtetit se është shndërruar në mbrojtëse të krimit dhe në vegël në dorën e tij për të goditur opozitën.

30 Tetor 2024, 16:46 Nga r.ll
Atentati mafioz në Shkodër, Bardhi: Policia është e
gazment bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas masakrës me 4 viktima pasditen e sotme në Dobraç të Shkodrës. Bardhi shkruan në një postim në "X" se sot në mes të Shkodrës ka ndodhur një atentat mafioz me disa të vrarë dhe disa të plagosur.

Ai shprehet se Policia e Shtetit është e zënë me përndjekjen politike të çdo kundërshtari të Edi Ramës, deri në absurditetin e “arrestimit” edhe të makinave. Ai ka akuzuar Policinë e Shtetit se është shndërruar në mbrojtëse të krimit dhe në vegël në dorën e tij për të goditur opozitën.

REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI

Në Shkodër, në mes të qytetit, ndodh një atentat mafioz me disa të vrarë dhe disa të plagosur, ngjarje që nëse Policia do ishte e fokusuar në punën e saj mund dhe duhet të ishte parandaluar.

Ndërkohë, Policia e Shtetit është e zënë me përndjekjen politike të çdo kundërshtari të Edi Ramës, deri në absurditetin e “arrestimit” edhe të makinave.

Është një akt kriminal nxjerrja e Policisë së Shtetit jashtë funksioni! Kjo sjell cënim të sigurisë publike dhe akte të rënda si kjo e sotmja. Policia e Shtetit që supozohet të luftojë krimin, është shndërruar në mbrojtëse e krimit dhe në vegël në dorën e tij për të goditur opozitën!

gazment bardhi vrasje ne shkoder

Sondazh

Poll