Aktualitet

Aksidenti tragjik me dy vîktima, arrestohet shoferi i “Audi-it” në Elbasan, policia jep detaje (VD)

23 Dhjetor 2019, 08:22 Nga DOSJA
Aksidenti tragjik me dy vîktima, arrestohet shoferi i

ELBASAN- Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 25-vjecarin, i cili mbrëmjen e djeshme po drejtonte mjetin tip “Audi”, që përplasi një motocikle dhe për pasojë mbeten te vdekur dy persona.

Policia bën me dije se ka arrestuar shtetasin me iniciale A.Sh., 25 vjeç, banues në fshatin Jagodin, Elbasan.

Njoftimi i plotë i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, në përfundim të veprimeve të para hetimore arrestuan në flagrancë shtetasin: A.Sh., 25 vjeç, banues në fshatin Jagodin, Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në aksin rrugor Elbasan- Cërrik, në fshatin Shirgjan, Elbasan, është përplasur me motoçikletën, dhe për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i motoçikletës shtetasi E.D., 35 vjeç, dhe pasagjeri i motoçikletës shtetasi F.Q., 56 vjeç, banues në fshatin Shirgjan, Elbasan.

Një aksident tragjik me dy viktima ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Elbasan Cërrik. Një mjet tip “Audi”, është përplasur me një motoçikletë dhe si pasojë ndërruan jetë drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjeri.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident me vdekje ne elbasan aksident ne elbasan-cerrik arestohet shoferi ne elbasan aksident me vdekje ne elbasan aksident ne elbasan-cerrik arestohet shoferi ne elbasan

Sondazh

Poll