Politike

“Demokracia në Shqipëri po eliminohet”/ Spaho: Rama ka si synim që të shkatërrojë opozitën dhe të ketë një tjetër mandat në tavolinë

Spaho duke folur nga rrethrrotullimi i Bradasheshit tha se zgjedhjet nuk mund të jenë farsë elektorale.

29 Tetor 2024, 18:07 Nga E. D
“Demokracia në Shqipëri po eliminohet”/ Spaho: Rama ka si
Edmond Spaho

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho tha se demokracia në Shqipëri po eliminohet. Spaho duke folur nga rrethrrotullimi i Bradasheshit tha se zgjedhjet nuk mund të jenë farsë elektorale. Sipas tij, Rama ka si synim që të shkatërrojë opozitën dhe të ketë një tjetër mandat në tavolinë.

"Demokracia në Shqipëri po eliminohet. Rama ka si synim që të shkatërrojë opozitën dhe të ketë një tjetër mandat në tavolinë. Ne nuk mund të pajtohemi me këtë. Zgjedhjet nuk mund të jenë farsa elektorale. Rama nëpërmjet parave të drogës, nëpërmjet kapjes të sistemit të drejtësisë, medias e OJF-ve të fitojë zgjedhjet në tavolinë. Ndaj kërkojmë qeveri teknike.

Kërkojmë qeveri teknike, që zgjedhjet të kenë disa standarde ndërkombëtare demokratike. Pjesëmarrja është e kënaqshme, kemi arritur qëllimin duke bllokuar rrugët. Deri në orën 20:00 do të vijojë bllokimi i rrugëve, ndërsa më pas pritet të shohim vendimet që do të merren," tha Spoho. 

edmond spaho protesta e opozites 29 tetor

Sondazh

Poll