Aktualitet

Sherr mes dy adoleshentëve në Elbasan, 14-vjeçari përfundon në spital

Mësohet se një 14-vjeçar ka goditur me thikë në këmbë bashkëmoshatarin e tij gjatë lojës në një ambient sportiv.

29 Tetor 2024, 16:02 Nga E. D
Sherr mes dy adoleshentëve në Elbasan, 14-vjeçari
fotot ilustruese

ELBASAN- Një sherr ka ndodhur mes dy adoleshentëve në Elbasan. Mësohet se një 14-vjeçar ka goditur me thikë në këmbë bashkëmoshatarin e tij gjatë lojës në një ambient sportiv.

Gjithashtu 14-vjeçar është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Ndërkohë i mituri është shoqëruar në ambientet e policisë së bashku me prindërit. Po ashtu grup i posaçëm hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 13:30, ka shkuar për të marrë mjekim në spitalin rajonal të Elbasanit, shtetasi R. T., 14 vjeç, i dëmtuar lehtë, në këmbë, me mjet prerës (thikë), dyshohet nga bashkëmoshatari i tij, shtetasi D. R., si pasojë e një konflikti të castit gjatë lojës në një ambient sportiv. I mituri D. R. është shoqëruar në ambientet e Policisë, së bashku me prindërit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, në prani të psikologes. Gjithashtu, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjeti prerës (thikë). Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit

sherr me thike ne albasan

Sondazh

Poll