Aktualitet

“Më rrezikohet jeta!" Durim Bami u rendit emrat autoriteteve në Emiratet e Bashkuara: Këta persona duan të më vrasin në Shqipëri!

Këta emra Durim Bami i ka marrë nga dosja "Metamorfoza" ku protagonistë të krimit të organizuar, sipas tij, bënin plane ta eliminonin.

29 Tetor 2024, 12:41 Nga M.B
“Më rrezikohet jeta!" Durim Bami u rendit emrat autoriteteve
Durim Bami

DUBAI- I arrestuar në Dubai, Durim Bami i kërkon autoriteteve atje që të mos ta dorëzojnë në Shqipëri. Bami raportohet se ka thënë para autoriteteve të drejtësisë se i rrezikohet jeta. Mbrojtësit e Bamit bëhet me dije se i thanë gazetares Anila Hoxha, se ai u ka renditur autoriteteve në Emiratet e Bashkuara emrat e 16 personave që sipas tij duan ta vrasin në Shqipëri.

Këta emra Durim Bami i ka marrë nga dosja "Metamorfoza" ku protagonistë të krimit të organizuar, sipas tij, bënin plane ta eliminonin. 

“Më rrezikohet jeta. Unë nuk akuzohem për vrasje, ata që janë brenda apo në kërkim janë për vrasje”, ka pretenduar Durim Bami para autoriteteve të drejtësisë.

durim bami

Sondazh

Poll