Aktualitet

EMRI/ Shpërndante drogë në Astir, arrestohet 22-vjecari, sekuestrohet lënda narkotike e ndarë në doza

Sipas policisë, gjatë operacionit janë sekuestruar lënde e dyshuar narkotike kokainë, me peshë 300 gram, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje.

29 Tetor 2024, 14:29 Nga M.B
EMRI/ Shpërndante drogë në Astir, arrestohet 22-vjecari,
Droga

TIRANA- 22-vjeçarI Arbi Ujkaj është arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se shpërndante lëndë narkotike në zonën e Astirit. Sipas policisë, gjatë operacionit janë sekuestruar lënde e dyshuar narkotike kokainë, me peshë 300 gram, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje. Sipas informacioneve Ujkaj u arrestua pranë një lokali në Astir, teksa me vete kishte edhe kokainë.

Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë/ Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6 dhe Sektori për Hetimin e Narkotikëve operacioni policor i koduar “Transportuesi” për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e shpërndarjes së narkotikëve.

Sekuestrohet sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, me peshë 300 gram, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje. Arrestohet në flagrancë poseduesi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe ato të Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shpërndante lëndë narkotike në zonën e njohur si Astiri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Transportuesi”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. U., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar 22-vjeçarin, duke lëvizur në Unazë të Re. Gjatë kontrollit fizik të tij shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë me peshë 300 gram. Materialet i kaluan Prokurorisë.

tirana

Sondazh

Poll