Aktualitet

E reja denoncon bashkëjetuesin në polici: Më shfrytëzoi për prostitucion

E reja thotë se një vit më parë është shfrytëzuar për prostitucion, nga bashkëjetuesi i saj, 34-vjeçari me iniciale A.F dhe 34-vjeçarja me iniciale R.M. 

29 Tetor 2024, 15:20 Nga E. D
E reja denoncon bashkëjetuesin në polici: Më shfrytëzoi
fotot ilustruese

KORÇË- Një 25-vjeçare ka denoncuar në Polici se është shfrytëzuar për prostitucion nga bashkëjetuesi dhe nga një 34-vjeçare, kjo e fundit rezulton me precedent të mëparshëm penal. E reja thotë se një vit më parë është shfrytëzuar për prostitucion, nga bashkëjetuesi i saj, 34-vjeçari me iniciale A.F dhe 34-vjeçarja me iniciale R.M. 

Gjithashtu policia bën të ditur se 34-vjeçarja është aktualisht në kërkim, e dënuar me 8 vjet burgim, në vitin 2021, nga Gjykata e Apelit e Korçës, për veprat penale “Trafikimi i të miturve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Njoftimi i policisë:

Mbrëmjen e djeshme, në Komisariatin e Policisë Maliq, është paraqitur një shtetase 25 vjeçe, e cila ka pretenduar se rreth 1 vit më parë, është shfrytëzuar për prostitucion, nga bashkëjetuesi i saj, shtetasi A. F., 34 vjeç dhe nga shtetasja R. M., 34 vjeçe. Menjëherë pas deklarimit të 25-vjeçares, ka nisur puna për kapjen e 2 shtetasve, si dhe për provimin e rrethanave të këtij kallëzimi. Nga verifikimet e deritanishme, ka rezultuar se shtetasja R. M., është aktualisht në kërkim, e dënuar me 8 vjet burgim, në vitin 2021, nga Gjykata e Apelit e Korçës, për veprat penale “Trafikimi i të miturve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm  Korçë, për veprime të mëtejshme.

policia e koreces

Sondazh

Poll