Aktualitet

Përplasi 4-vjeçarin që po kalonte rrugën me nënën e tij, procedohet shoferi në Korçë

Gjithashtu i mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

29 Tetor 2024, 15:16 Nga E. D

Përplasi 4-vjeçarin që po kalonte rrugën me

KORÇË- Një 41-vjeçar është procedurar penalisht për një aksident të ndodhur një ditë më parë në Korçë. 41-vjeçari ka përplasur një 4 -jeçar që po kalonte rrugën me nënën e tij. Gjithashtu i mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mesditën e djeshme, për një aksident rrugor në lagjen nr. 8, ju informojmë se në përfundim të veprimeve procedurale, Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, për shtetasin E. B., 41 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Me automjetin që drejtonte, 41-vjeçari ka përplasur një 4-vjeçar që po kalonte rrugen, me nënën e tij. I mituri vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

policia e korces

Sondazh

Poll