Aktualitet

U rrëzua nga shkallët e banesës, i moshuari ndërron jetë në spitalin e Traumës

Gjithashtu policia bën të ditur se po vijon puna për të provuar ligjërisht rrethanat e rastit.

29 Tetor 2024, 15:42 Nga E. D
U rrëzua nga shkallët e banesës, i moshuari ndërron
fotot ilustruese

FIER- Një 75-vjeçar ka ndërruar jetë në Spitalin e Taumës, si pasojë e frakturave që ka pësuar pasi ka rënë aksidentalisht nga shkallët e banesës së tij. Gjithashtu policia bën të ditur se po vijon puna për të provuar ligjërisht rrethanat e rastit.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Fier. Ditën e djeshme, ka humbur jetën, në Spitalin e Traumës, si pasojë e frakturave, shtetasi Q. Xh., 75 vjeç, i cili dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga shkallët e banesës së tij, në fshatin Hysgjokaj. Vijon puna për të provuar ligjërisht rrethanat e rastit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

policia fierit

Sondazh

Poll