Aktualitet

ROKiT Albania prezanton birrën e famshme “ABK Beer” në tregun shqiptar

Si përfaqësuesi dhe distributori zyrtar i birrës ABK në vend, ROKiT Albania ka nisur ofrimin e birrës premium bavareze në dyqanet dhe baret më të përzgjedhura. Qëllimi i kompanisë është disponueshmëria e birrës ABK në të gjithë Shqipërinë, duke u ofruar klientëve shijen e pasur dhe të vecantë bavareze, me çmime të jashtëzakonshme.

29 Tetor 2024, 13:17 Nga M.B

ROKiT Albania prezanton birrën e famshme “ABK Beer” në

TIRANA- ROKiT Albania është krenare të njoftojë prezantimin e birrës ABK, markës legjendare gjermane, për herë të parë në tregun shqiptar. Si përfaqësuesi dhe distributori zyrtar i birrës ABK në vend, ROKiT Albania ka nisur ofrimin e birrës premium bavareze në dyqanet dhe baret më të përzgjedhura. Qëllimi i kompanisë është disponueshmëria e birrës ABK në të gjithë Shqipërinë, duke u ofruar klientëve shijen e pasur dhe të vecantë bavareze, me çmime të jashtëzakonshme.

Birra ABK prodhohet nga “Aktienbrauerei Kaufbeuren”, nga i cili rrjedh edhe emri ABK. Prodhimi i kësaj birre ka filluar më shumë se 700 vjet më parë, duke ruajtur të njëjtin standard edhe në ditët e sotme, ku njihet globalisht për cilësinë dhe shijen e saj të veçantë me ofrimin e një larmi llojesh të njohura, përfshirë Hell, Weissbier, Pils, Edel dhe Dunkel. Secila prej këtyre llojeve prodhohet sipas Ligjit të Pastërtisë Gjermane të vitit 1516 për birrat, "Reinheitsgebot", I cili përqëndrohet vetëm në përdorimin e përbërësve më të mirë—elbit, hops-it, majasë dhe ujit të pastër nga rajoni bavarez.

Jemi shumë entuziast që po prezantojmë birrën ABK në Shqipëri, duke i ofruar tregut një birrë që është vlerësuar për shekuj me rradhë në mbarë botën. Ky lançim është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të ROKiT për të sjellë për tregun shqiptar produkte të cilësisë së lartë dhe të njohura ndërkombëtarisht.

Birra ABK është shtimi më i fundit në portofolin e larmishëm të ROKiT Albania, i cili përfshin një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh inovative. Përmes partneritetit me grupin global të ROKiT, ROKiT Albania vazhdon të udhëheqë në prezantimin e markave ndërkombëtare premium në vend, dhe birra ABK nuk përbën përjashtim.

Për më shumë informacion rreth birrës ABK dhe disponueshmërisë së saj në Shqipëri, vizitoni rokit.al ose kontaktoni në +355 69 667 0711.

Rreth ROKiT Albania - ROKiT Albania është përfaqësuesi zyrtar i grupit ndërkombëtar ROKiT në Shqipëri. Kompania është e specializuar në shpërndarjen e larmishme të produkteve inovative dhe teknologjike, pijeve premium dhe shërbimeve argëtuese. Si distributori ekskluziv i birrës ABK në Shqipëri, ROKiT Albania është e angazhuar për të sjellë dhe prezantuar produktet më të mira ndërkombëtare në tregun vendas.

ROKiT Albania prezanton birrën e famshme “ABK Beer” në

 

 

rokit albania

Sondazh

Poll