Aktualitet

Operacion anti-drogë në Korçë, arrestohen 6 persona, kontrolle në banesa dhe lokale

Pas operacionit 'Voskopi', policia ka vijuar me operacionin 'Tempulli', duke prangosur 6 persona në një aksion të zhvilluar gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit.

29 Tetor 2024, 12:09 Nga ZH.LL
Operacion anti-drogë në Korçë, arrestohen 6 persona,
Foto ilustruese

KORÇË- Policia e Korçës vijon me arrestimet e operacioneve antidrogë në qytet. Pas operacionit 'Voskopi', policia ka vijuar me operacionin 'Tempulli', duke prangosur 6 persona në një aksion të zhvilluar gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit.

Burime bëjnë të ditur se janë ekzekutuar urdhrat e ndalimit të vendosura nga gjykata e Korçës pas një hetimi 3 mujor që ka kryer policia. Gjatë kësaj periudhe janë siguruar prova që personat e arrestuar janë përfshirë më aktivitetin e trafikut të lëndëve narkotike.

Sipas po të njëjtave burime janë bërë kontrolle në banesa, lokale e gjithashtu vende ku të arrestuarit dyshohet se shisnin lëndën narkotike. Policia ka sekuestruar gjithashtu edhe sasi të vogla lëndësh narkotike ndërkohë pritet një informacion më i detajuar nga policia e Korçës në orët në vijim.

korçë operacion antidroge policia e korces

Sondazh

Poll