Aktualitet

E punësuar në stallë me bashkëshortin, 25-vjeçarja në Maliq nis një lidhje me pronarin, 37-vjeçari synonte të prostituonte nënën e dy fëmijëve, e reja viktimë e mëparshme e fenomenit

Sipas policisë, 25-vjeçarja dhe i shoqi u punësuan nga 37-vjeçari në stallën e tij në fshatin Petrushë.

29 Tetor 2024, 10:59 Nga M.B

 

E punësuar në stallë me bashkëshortin, 25-vjeçarja
Foto ilustruese

MALIQ- Një 25-vjeçare, nënë e dy fëmijëve kishte nisur lidhje jashtëmartesore me pronarin e një stalle ku ishte punësuar së bashku me bashkëshortin e saj. Sipas policisë, 25-vjeçarja dhe i shoqi u punësuan nga 37-vjeçari në stallën e tij në fshatin Petrushë. Mësohet se pronari i stallës ka nisur një lidhje me nënën e dy fëmijëve, ndërsa synimet e tij ishin të tjera pasi, raportohet se kishte për qëllim të prostituonte të renë, e cila edhe më parë ka qenë viktimë e trafikimit seksual në Greqi.

25-vjeçarja ishte shfrytëzuar për prostitucion në Athinë nga dy kushërinj të pronarit të stallës për një periudhë 6 mujore. Pas kthimit në Shqipëri ajo ishte punësuar në stallën e kushëririt të dy tutorëve të saj së bashku me bashkëshortin. Krahas procedimit për veprën penale të “dëmtimeve të tjera me dashje”, çështja i ka kaluar për hetime të mëtejshme seksionit të trafiqeve në DVP Korçë për zbardhjen e plotë të rastit.

maliq

Sondazh

Poll