Politike

FOTO/ Beleri del nga Kryesia e Kuvendit, goditet me vezë dhe kos: Ka vrarë gjithë ata njerëz dhe vjen na bën karshillëk

Incidenti ndodhi pasi Beleri dhe eurodeputetët dolën nga takimi me grupet parlamentare.

29 Tetor 2024, 13:24 Nga M.B
FOTO/ Beleri del nga Kryesia e Kuvendit, goditet me vezë dhe kos: Ka
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- Një incident ka ndodhur sot në kryesinë e Kuvendit teksa eurodeputeti Fredi Beleri u godit me vezë nga një qytetar. Bëhet me dije se qytetari pasi e ndoqi Belerin, i hodhi dhe kos

Incidenti ndodhi pasi Beleri dhe eurodeputetët dolën nga takimi me grupet parlamentare.

“I ka shpëtuar burgut me procedura se duhet të ishte në burg. Harroni shqiptarët që kanë dëbuar nga Greqia vetëm e vetëm se kanë shkelur kufirin për bukën e gojës. Kurse ky ka vrarë gjithë ata njerëz dhe kur vjen puna sot vjen këtu dhe na imponohet na bën karshillëk”, tha qytetari.

fredi beleri

Sondazh

Poll