Politike

Grupi i PD-së takohet me delegacionin e PE-së në Tiranë, Bardhi: Na qëndroni afër në këto momente, vendit i duhet këndvështrimi juaj

Gjithashtu bëhet me dije se Bardhi akuzoi qeverinë për lidhje me krimin.

29 Tetor 2024, 13:01 Nga M.B
Grupi i PD-së takohet me delegacionin e PE-së në Tiranë,
Gazment Bardhi

TIRANA- Grupi i Partisë Demokratike është takuar me delegacionin e Parlamentit Europian, që ndodhet në Tiranë. Në këtë takim mësohet se kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, u shpreh se integrimi i Shqipërisë është synim politik dhe arritje e shqiptarëve. Nga ana tjetër sipas Bardhit nuk mund të qëndrohet pa folur për të vërtetat. Gjithashtu bëhet me dije se Bardhi akuzoi qeverinë për lidhje me krimin.

“Ne kërkojmë hetim parlamentar që na refuzohet nga shumica. Sot në takimin e KPSA e bëjmë në një hotel, sepse mazhoranca na ka ndëshkuar ne si opozitë. Ne ndjekim rrugën ligjore për çështje që mendojmë se janë në shkelje të kushtetutës, shkojmë në Gjykatën Kushtetuese dhe fitojmë çështjen për mandatin e një personi shumë pranë Edi Ramës, znj. Olta Xhaçka, që është ish-ministre e jashtme, por që mazhoranca refuzon të zbatojë vendimin e GJykatës Kushtetuese.

Ne në fushatë nuk kemi përballë deputetët e mazhorancës që ju kishit sot takim. Por siç tregojnë përgjimet e prokurorisë Belge, ne kemi bandën e Abdylajve dhe Hajrajve dhe që siç tregojnë përgjimet i kanë diktuar KM se cilët janë deputetët. Madje përgjimet tregojnë se kush do caktonte numrin 5 në listën e PS Durrës dhe siç faktet tregojnë ato caktuan kandidatët. Na qëndroni afër në këto momente, sepse i duhet vendit këndvështrimi juaj”, mësohet të ketë thënë Bardhi.

gazment bardhi

Sondazh

Poll