Politike

Takimi me Ramën në ambientet e hotelit ku po qëndrojnë, eurodeputeti austriak: Na tha se po na vëzhgon dhe se e di se çfarë po bëjmë

Në takim bëhet me dije se ishte i pranishëm edhe eurodeputeti Fredi Beleri.

29 Tetor 2024, 12:25 Nga M.B

 

Takimi me Ramën në ambientet e hotelit ku po qëndrojnë,
Thomas Waitz

TIRANA- Eurodeputeti austriak Thomas Waitz u tha gazetarëve se kryeministri Edi Rama u kishte thënë në takimin e sotëm se po i vëzhgon dhe se e di se çfarë po bëjnë.

Takimi mësohet se u zhvillua në mëngjes në ambientet e hotelit ku po qëndrojnë eurodeputetët. Në takim bëhet me dije se ishte i pranishëm edhe eurodeputeti Fredi Beleri.

Më parë u raportua se Rama refuzoi mbrëmë një takim me grupin e eurodeputetëve që janë pjesë e një komisioni të Parlamentit Europian për Shqipërinë.

thomas waitz

Sondazh

Poll