29 Tetor 2024, 13:13
Nga M.B
Foto nga takimi
TIRANA- Grupi i Deputetëve të Partisë Socialiste, anëtarë të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocimit, priti ditën e sotme një delegacion deputetësh nga Parlamenti Europian në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë. Takimi mësohet se u përqendrua në disa çështje kyçe si sundimi i ligjit dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit; liria e medias dhe zgjedhjet; zhvillimi ekonomik dhe turizmi dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal.
Niko Peleshi, në emër të grupit parlamentar, vlerësoi rolin e Kuvendit dhe të këtij komiteti në promovimin dhe monitorimin e reformave për avancimin e Shqipërisë drejt standardeve europiane. Ai theksoi rëndësinë historike të këtij momenti në marrëdhëniet me Bashkimin Europian, si rezultat i angazhimit serioz të Shqipërisë në reformat europiane.
“Hapja e kapitujve është një arritje e madhe, duke shënuar një gur themeli historik në rrugëtimin tonë drejt ribashkimit të plotë europian. Çdo sukses në këtë proces është një hap përpara jo vetëm për ne, por për të gjithë rajonin,” u shpreh Peleshi.
Ai theksoi se përparimi i Shqipërisë përfshin, por nuk ndalet vetëm te përmirësimi i legjislacionit, duke përfshirë forcimin e të drejtave të njeriut dhe reformat në administratën publike, të cilat janë thelbësore për axhendën europiane. Në këtë takim, kreu i Grupit Parlamentar Socialist konfirmoi angazhimin e Partisë Socialiste për të bërë çdo përpjekje të mundshme në ndjekjen e agjendës së reformave europiane.
ps
Politike
29 Tetor 2024, 13:00
ZH.LL
Komisioni Antikorrupsion
TIRANË- Komisioni i Posaçëm Parlamentar “Për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundi...
Politike
29 Tetor 2024, 13:01
M.B
Gazment Bardhi
TIRANA- Grupi i Partisë Demokratike është takuar me delegacionin e Parlamentit Europian, që ndodhet në Tiran&e...
Politike
29 Tetor 2024, 12:43
ZH.LL
Djegia e karrigeve
TIRANË- Kuvendi ka shpallur procedurën e tenderimit për karriket e reja të Parlamentit, për të zëven...
Politike
29 Tetor 2024, 12:35
M.B
Erion Braçe
TIRANA- Deputeti socialist Erion Braçe në fjalën e tij në Komisionin e Ekonomisë sot tha se ç...
Politike
29 Tetor 2024, 12:25
M.B
Thomas Waitz
TIRANA- Eurodeputeti austriak Thomas Waitz u tha gazetarëve se kryeministri Edi Rama u kishte thënë në takimin e ...
Politike
29 Tetor 2024, 11:48
I.A
Fredi Beleri
TIRANË- Një situatë e paprecedent ka ndodhur mëngjesin e sotëm me eurodeputetin Fredi Beleri gjatë vizitës ...
Politike
29 Tetor 2024, 11:31
M.B
Ervin Salianji
FIER- Ish-deputeti opozitar i burgosur, Ervin Salianji, u ka dërguar një letër nga burgu i Fierit ambasadave perë...
Politike
29 Tetor 2024, 11:32
I.A
Eduard Duro
TIRANË- Kreu i Bashkisë së Devollit Eduard Duro ka reaguar pasi Prokuroria e Posaçme e ka marrë të pandehu...
Politike
29 Tetor 2024, 11:18
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar sot në rrjetet sociale denoncimin e një qytetari. Qytetari ...
Politike
29 Tetor 2024, 11:13
I.A
Momenti
TIRANË- Eurodeputeti Fredi Beleri është përballur me një incident të pakëndshëm mëngjesin e ...