Politike

Çfarë ndodhi me Belerin/ Gazetari: Rama nuk e futi në Kryeministri, ndërsa Kuvendi i mbylli derën (VIDEO)

Ndërkohë që ka publikuar dhe një video, ku Kuvendi nuk i hap dyert Belerit, duke e lënë jashtë për disa minuta.   

29 Tetor 2024, 11:48 Nga I.A
Çfarë ndodhi me Belerin/ Gazetari: Rama nuk e futi në
Fredi Beleri

TIRANË- Një situatë e paprecedent ka ndodhur mëngjesin e sotëm me eurodeputetin Fredi Beleri gjatë vizitës në Tiranë në kuadër të mbledhjes së 18 të Komisionit të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri. Gazetari Isa Myzyraj ka deklaruar se Rama nuk e ka futur Belerin në kryeministri sipas axhendës së planifikuar. Ndërkohë që ka publikuar dhe një video, ku Kuvendi nuk i hap dyert Belerit, duke e lënë jashtë për disa minuta.   

Postimi i Plotë:

Rama nuk e futi Eurodeputetin Fredi Beleri në Kryeministri, që ishte planifikuar sipas axhendës. Kuvendi i mbylli derën disa minuta Fredi Belerit duke e lënë të sikletosur jashtë. Vetë Beleri nuk foli asnjë fjalë "kundër regjimit që e burgosi padrejtësisht"

fredi beleri

Sondazh

Poll