Licencoi karburantin e ndërtuar pa leje, SPAK e mori të pandehur, Duro: Firmosa sipas ligjit
Eduard Duro TIRANË- Kreu i Bashkisë së Devollit Eduard Duro ka reaguar pasi Prokuroria e Posaçme e ka marrë të pandehu...
Ky delegacion europarlamentarësh mbërriti sot në Tiranë dhe pjesë e grupit që do të takohet me përfaqësinë Europiane është edhe deputeti socialistë, Fatmir Xhafaj.
FIER- Ish-deputeti opozitar i burgosur, Ervin Salianji, u ka dërguar një letër nga burgu i Fierit ambasadave perëndimore në Tiranë dhe eurodeputetëve në Parlamentin Europian, anëtarë të MSA-së. Ky delegacion europarlamentarësh mbërriti sot në Tiranë dhe pjesë e grupit që do të takohet me përfaqësinë Europiane është edhe deputeti socialistë, Fatmir Xhafaj. Gjithashtu sot skadon dhe afati i zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Apelit.
Në letër Salianji thekson detajet e procesit të montuar politikisht, sipas tij, dhe u sqaron variantin e tij përfaqësuesve të shteteve perëndimore, aleatë të Shqipërisë, se kryeministri, njerëzit pranë tij dhe segmente të tij u bënë bashkë kundër denoncimit të tij, për një të dënuar për trafik droge në Itali, dhe burgosën dhe ndëshkuan denoncuesin.
Gjithashtu Salianji këtu thekson ‘si rast të pahasur më parë’ se trafiku ndërkombëtar i drogës bëri bashkë kaq shumë segmente të shtetit, sipas tij. Ai rreshton të gjithë indicjet e përfshirjes së kryeministrit Edi Rama dhe të tjerëve procesin kundër tij.
Në mbyllje të letrës, Salianji e thekson si politik, procesin dhe dënimin, edhe për faktin se gjithçka ndodhi në prag të zgjedhjeve parlamentare, kur ai ishte caktuar si i deleguar politik i PD për qarkun e rëndësishëm të Elbasanit, dhe kur vinte pas dy rezultateve pozitive , një në qarkun e Korçës dhe nga një fitore në bashkinë e Kavajës. Ai u kërkon ambasadorëve dhe eurodeputetëve që të mos bëhen dëshmitarë të vendosjes së një regjimi të ri në Europë. Nga ana tjetër, PD informon se bashkë me letrën përfaqësuesve të huaj u është dërguar edhe kronologjia e plotë, sipas tyre, e dosjes 'Xhafaj’.
Eduard Duro TIRANË- Kreu i Bashkisë së Devollit Eduard Duro ka reaguar pasi Prokuroria e Posaçme e ka marrë të pandehu...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar sot në rrjetet sociale denoncimin e një qytetari. Qytetari ...
Momenti TIRANË- Eurodeputeti Fredi Beleri është përballur me një incident të pakëndshëm mëngjesin e ...
Edi Rama dhe Fredi Beleri TIRANA- Sot dhe nesër do të mbahet në Tiranë takimi i 18-të i Komisionit Parlamentar të Stabil...
Eduard Duro TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur disa ditë më parë kryetarin e Bashkisë së...
Foto ilustruese TIRANA- Ditën e sotme dhe të nesërme në Tiranë do të zhvillohet takimi i 18-të i Komisionit Parlame...
Foto nga protesta e 7 tetorit TIRANA- Partia Demokratike do të zhvillojë sot protestën e radhës të shtrirë kësaj he...
ola xama, erion veliaj TIRANË- Gazetarja Ola Xama ka treguar disa detaje nga shkarkimi zinxhir i drejtorëve të Bashkisë së Tiran&e...
agron cela, ola xama TIRANË- Gazetarja Ola Xama, duke komentuar akuzat ndaj ish-presidentit Ilir Meta, u shpreh se SPAK ka lënë jashtë ...
Flamur Noka TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka folur për protestën që do të mbahet ditën e nesë...