29 Tetor 2024, 13:00
Nga ZH.LL
Komisioni Antikorrupsion
TIRANË- Komisioni i Posaçëm Parlamentar “Për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, zhvilloi paraditen e sotme mbledhjen e radhës, në të cilën shqyrtoi dhe miratoi 3 projektvendime.
Pas miratimit të procesverbalit të mbledhjes së kaluar, Sekretariati Teknik informoi mbi draft- Dokumentin Analitik (jo përfundimtar) të përgatitur nga Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë, i cili përmban një draft të analizës së situatës aktuale në të 3 fushat objekt i punës së komisionit: i)Mirëqëverisja, ii)Antikorrupsioni dhe iii)Sundimi i Ligjit.
Draft- Dokumenti Analitik bazohet kryesisht në vlerësimet, gjetjet dhe rekomandimet e shprehura në Raportet e BE-së, si dhe një sërë raportesh dhe dokumentesh të tjera zyrtare vendase dhe ndërkombëtare. Draft- Dokumenti Analitik është një material voluminoz me 12 komponentë/kapituj dhe me rreth 20 nënkomponentë.
Me qëllim përmbushjen e 4 parimeve kyçe mbi të cilat është ndërtuar ky proces reformimi: gjithëpërfshirjen; transparencën; profesionalizmin dhe standardet më të mira të BE, do të zhvillohet një proces i gjerë konsultimi. Në përfundim të këtij procesi, vlerësimet, gjetjet dhe propozimet e mbledhura do t’i jepen Grupeve të Ekspertëve për t’i reflektuar në Dokumentin Analitik dhe vetëm në përmbyllje të këtij procesi, drafti do t’i kalojë për diskutim dhe miratim Komisionit të Posaçëm Parlamentar.
Më pas Komisioni shqyrtoi 3 vendime të natyrës organizative, përgatitur nga Sekretariati Teknik të cilat u miratuan nga anëtarët e pranishëm në mbledhje. Më konkretisht: Vendimi i parë lidhet me miratimin e hapave për organizimin e procesit të konsultimit publik, sipas masave të propozuara nga Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë dhe Sekretariatit Teknik, ku përfshihet: organizimi i tryezave tematike publike, forumeve të dialogut qytetar me fokus çështjet e ndjeshme për qytetarët; konsultimeve me grupet e interesit, përfshi edhe institucionet shtetërore dhe agjencitë ekzekutive ligjzbatuese; si dhe konsultimi i draftit të Dokumentit Analitik me ekspertë e konsulentë ndërkombëtarë për të marrë vlerësimet dhe komentet e tyre lidhur me përputhshmërinë me standardet ndërkombëtare, si dhe reflektuar përvojat më të mira ndërkombëtare në këto fusha.
Vendimi i dytë lidhet me miratimin e ndryshimeve në përbërjen e Grupit të Ekspertëve të Nivelit të Lartë. Vendimi i tretë lidhet me miratimin e listës së ekspertëve dhe konsulentëve të jashtëm ndërkombëtarë, të cilët do të atashohen pranë Komisionit, për të mbështetur dhe kontribuar në përmbushje të objektit të veprimtarisë së komisionit të posaçëm.
Anëtarët e komisionit, përfaqësues të opozitës, nuk morën pjesë në këtë mbledhje.
komisioni anti korrupsion miratohen 3 vendime opozita
Politike
29 Tetor 2024, 13:01
M.B
Gazment Bardhi
TIRANA- Grupi i Partisë Demokratike është takuar me delegacionin e Parlamentit Europian, që ndodhet në Tiran&e...
Politike
29 Tetor 2024, 12:43
ZH.LL
Djegia e karrigeve
TIRANË- Kuvendi ka shpallur procedurën e tenderimit për karriket e reja të Parlamentit, për të zëven...
Politike
29 Tetor 2024, 12:35
M.B
Erion Braçe
TIRANA- Deputeti socialist Erion Braçe në fjalën e tij në Komisionin e Ekonomisë sot tha se ç...
Politike
29 Tetor 2024, 12:25
M.B
Thomas Waitz
TIRANA- Eurodeputeti austriak Thomas Waitz u tha gazetarëve se kryeministri Edi Rama u kishte thënë në takimin e ...
Politike
29 Tetor 2024, 11:48
I.A
Fredi Beleri
TIRANË- Një situatë e paprecedent ka ndodhur mëngjesin e sotëm me eurodeputetin Fredi Beleri gjatë vizitës ...
Politike
29 Tetor 2024, 11:31
M.B
Ervin Salianji
FIER- Ish-deputeti opozitar i burgosur, Ervin Salianji, u ka dërguar një letër nga burgu i Fierit ambasadave perë...
Politike
29 Tetor 2024, 11:32
I.A
Eduard Duro
TIRANË- Kreu i Bashkisë së Devollit Eduard Duro ka reaguar pasi Prokuroria e Posaçme e ka marrë të pandehu...
Politike
29 Tetor 2024, 11:18
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar sot në rrjetet sociale denoncimin e një qytetari. Qytetari ...
Politike
29 Tetor 2024, 11:13
I.A
Momenti
TIRANË- Eurodeputeti Fredi Beleri është përballur me një incident të pakëndshëm mëngjesin e ...
Politike
29 Tetor 2024, 10:31
M.B
Edi Rama dhe Fredi Beleri
TIRANA- Sot dhe nesër do të mbahet në Tiranë takimi i 18-të i Komisionit Parlamentar të Stabil...