Aktualitet

Shtyhen festimet për Ditën e Verës? Veliaj kërkon ndihmë: 14 është ditë me shi, organizojmë të dielën

10 Mars 2019, 10:25 Nga DOSJA
Shtyhen festimet për Ditën e Verës? Veliaj kërkon

TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka vendosur të shtyjë festimet e “Ditës së verës”. 14 marsi, e cila konsiderohet një festë zyrtare, i bie të enjten e ardhshme dhe sipas sinoptikanëve pritet të jetë një ditë me shi. Në një status në TWitter, Veliaj shpjegon se Bashkia ka organizuar aktivitetet të shumta për fëmijë e të rritur, por moti i parashikuar rrezikon që të çojë dëm të gjithë organizimin.

Për këtë arsye në një sondazh në rrjetet sociale kryebashkiaku kërkon mendimin e qytetarëve për shtyrjen e festimeve.

“Hej! Më ndihmo 1min me një dilemë! Të gjitha parashikimet e motit e japin Ditën e Verës, dt.14 shi me gjyma! Kemi përgatitur 50 aktivitete për fëmijë e të rritur! A mos ja vlen të tregohemi të zgjuar e t’i bëjmë festimet të dielën, dt. 17? E enjtja pushim gjithsesi,”- shkruan Veliaj në Twitter.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 14 marsi dita e veres erion veliaj 14 marsi dita e veres erion veliaj

Sondazh

Poll