Aktualitet

Tragjike në Peqin/ I mituri qëllon vëllanë me armë gjahu, po kullosnin bagëtitë ne pyll

9 Mars 2019, 19:04 Nga DOSJA
Tragjike në Peqin/ I mituri qëllon vëllanë me armë

PEQIN– Një 20-vjeçar është vrarë në pyllin e fshatit Galush të Peqinit. Mësohet se viktima Roland Lleshi është qëlluar me armë gjahu nga i vëllai 14-vjeçar.

Dy vëllezërit ishin duke kullotur bagëtitë kur ndodhi ngjarja dhe dyshohet se nga pakujdesia 14-vjeçarit iu shkrep arma e gjahut dhe si pasojë vrau 20 vjeçarin.

Grupi hetimor dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbadhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Peqin
Informacion paraprak

Në pyllin e fshatit Galush, Peqin, dyshohet se një i mitur i cili ende nuk ka mbushur moshën14-vjeç, dyshohet se nga pakujdesia iu shkrep arma e gjahut dhe ka vrarë vëllain e tij shtetasin R.Ll., 20 vjeç.

Ata ishin duke kullotur bagëtitë kur ndodhi ngjarja.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ky nuk është rasti i parë i vrasjeve aksidentale brenda familjes. Më 24 tetor të vitit 2018, në Baltëz të Fierit, një 10 vjeçar ka qëlluar me thikë vëllain më të madh, pas një grindje çasti mes tyre. Të miturit ishin duke pastruar peshk në oborrin e shtëpisë, ndërsa prindërit e fëmijëve ishin në punë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet peqin policia e shtetit roland lleshi vellai vret vellane ne peqin vrasja me arme gjahu ne peqin peqin policia e shtetit roland lleshi vellai vret vellane ne peqin vrasja me arme gjahu ne peqin

Sondazh

Poll