Aktualitet

Trafikonin heroinë e kokainë, 16 shqiptarë bien në pranga në Itali

10 Mars 2019, 10:19 Nga DOSJA
Trafikonin heroinë e kokainë, 16 shqiptarë bien në pranga

ITALI- Një operacioni madh anti-drogë është zhvilluar në Itali, ku në pranga kanë përfunduar dhe disa shqiptarë.  Sipas mediave italiane, operacioni ësthë zhvilluar gjatë ditës së djeshme dhe ësthë sekuestruar, marjuanë, kokainë dhe heroinë.

Mes 20 të arrestuarve, 16 janë shqiptarë, ku shumë prej tyre jetojnë në Itali, një turk dhe tre italianë nga Salento. Më tej mediat përtej adriatikut bëjnë me dije se hetimet kanë nisur që në vitin 2014, dhe banda ka vepruar jo vetëm në Itali, por edhe në Shqipëri, Turqi dhe Holandë.

Gjatë hetimeve Polcia ka sekuestruar disa herë sasi droge e cila po tentohej të trafikohe, ku në një rast është kapur 1 kilogram heroinë dhe një herë tjerë më shumë se 50 kilogram.

TË ARRESTUARIT

Tre italianët e arrestuar janë, përkatësisht Marco Franchini, 44,  Fabio Marzano, 50 vjeç, dhe Salvatore Giovanni Pacifico, 52 vjeç. Në veçanti, sipas hetimeve, shtetasi turk Hizir Civilek,77 vjeç, me bazë në Brindisi, kujdesej për kontaktet me furnizuesit në Turqi, për të bërë transferimin e drogës në Itali. Shqiptari Ermir Daci, 47 vjeç, konsiderohej si një pikë reference organizative në Lombardi.

Përveç tyre, para drejtësisë, pritet të dalin edhe shqiptarët Leonardo Aliu, 41 vheç, Engjellushe Arapi, 57 vjeçe, Hasan Bibi, 34 vjeç, i dëbuar më herët nga Italia.

Gjithashtu, pjesë e grupit janë edhe shqiptarët Auro Dule, 40 vjeç, Gentian Dule, 33 vjeç, Piro Hyskaj, 60 vjeç, të tre nga Vlora me banim në Leçe, Gentian Katreli i quajtur “Genti”, 44 vjeçar nga Durrësi, me banim në Leçe, Gëzim Kritha, i njohur “Gino”, 50 vjeç, nga Vlora, Abil Jaupi, i njohur si “Baci”, “Kadir”, “Habib”, 51 vjeç, nga Vlora; Revalid Lika, 36 vjeç, nga Vlora, Isak Muhameti, 29-vjeç, nga Vlora, Genti Mezini ose Gentian Mezinaj, 41 vjeç, nga Vlora, Jorg Naci, i quajtur “Mili”, 42 vjeç, si dhe Dario Profka, 29-vjeç, po nga Vlora, por me vendbanim në Leçe.

(A.B. Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 16 shqiptar ne pranga banda ne itali shkaterrohet grupi shqiptaret e arrestuar trafikonin kokaine dhe heroine 16 shqiptar ne pranga banda ne itali shkaterrohet grupi shqiptaret e arrestuar trafikonin kokaine dhe heroine

Sondazh

Poll