Aktualitet

Aksident tek “21 dhjetori”, urbani përlas veturën dhe shkatërron trafikndarësen

10 Mars 2019, 09:02 Nga DOSJA
Aksident tek “21 dhjetori”, urbani përlas veturën dhe

TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Tiranë, në zonën e njohur si “21-dhjetori”.

Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete, një urban i linjës “Uzina Dinamo-Sharrë-Vaqarr” dhe një veturë. Më tej shtohet se nga aksidenti kanë mbetur të lënduara tre vajza që ishin në veturë, pasi kjo e fundit kishte pësuar dëmtime të rënda.

Nga ana tjetër dhe urbani ka pësuar dëmtime në pjesën e përparme të tij, pasi është përplasur dhe më trafikndarësen duke shkatërruar një pjesë të saj.

Autobusi që kishte dhe pasagjerë është përplasur me makinën dhe ka dalë në anën tjetër të rrugës, duke thyer dhe një shtyllë të ndriçimit të qytetit.

Policia ka shkuar në vendngjajre dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj dhe shkaqet që sollën aksidentin e rëndë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane aksident tek 21 dhjetori plagosen 3 vajza urbani perplas veturen aksident ne tirane aksident tek 21 dhjetori plagosen 3 vajza urbani perplas veturen

Sondazh

Poll