Aktualitet

Përleshje me thika mes shqiptarëve dhe rusëve në burgun e Koridallosit, një i vdekur dhe tetë të plagosur

9 Mars 2019, 18:46 Nga DOSJA
Përleshje me thika mes shqiptarëve dhe rusëve në burgun e

GREQI– “Omerta” quhet ligji i heshtjes në grupet mafioze të Italisë. Mesa duket ai ka filluar të praktikohet edhe në Greqi, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe tetë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Përleshja e përgjakshme ka ndodhur në burgun e Koridallosit, ku grupi shqiptar dhe ai kur kanë sulmuar njëri-tjetrin. Nga episodi i dhunshëm ka mbetur i vdekur një rus.

I vrari ishte futur në burg pasi kishte tentuar që të vidhte me dhunë një dyqan bizhuterish, i cili ishte në pronësi të një personi shumë të njohur në vendin fqinj.

Ndërsa çështja po hetohet për të zbuluar të vërtetën e sherrit, të plagosurit e sulmit refuzojnë të flasin.

I vetmi që ka folur për autoritetet greke është shprehur se nuk e kishte kuptuar se çfarë po ndodhte, edhe pse ka në trup katër plagë thike.

Nuk e kuptova që po më sulmonin me thikë. Nuk e ndjeva,” – tha i plagosuri.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banda shqiptare burgu i koridallosit greqi perplasje e pergjakshme ne burgun grek banda shqiptare burgu i koridallosit greqi perplasje e pergjakshme ne burgun grek

Sondazh

Poll