Aktualitet

Tragjedi për familjen shqiptare në Itali/ Kamioni i merr para, foshnjes 14-muajshe i presin këmbën

9 Mars 2019, 18:31 Nga DOSJA
Tragjedi për familjen shqiptare në Itali/ Kamioni i merr para,

ITALI– Një familje shqiptare në Padova të Italisë ka mbetur viktimë e një aksidenti të rëndë.

Dy prindërit dhe fëmijët e tyre kishin dalë në park për të shijuar pasditen kur një kamion i ngarkuar me disa paleta druri i përplasi. Foshnja 14-muajshe e gjinisë femër ka mbetur e lënduar rëndë dhe është transportuar në spital me helikopter. Edhe nëna ka marrë dëmtime të mëdha, ndërsa babai dhe djali tjetër i vogël kanë shpëtuar pa asnjë gërvishtje.

Gjatë natës, mjekët e spitalit ku edhe është shtruar vogëlushja vendosën të prisnin një pjesë të këmbës për të shpëtuar jetën e saj por ajo ndodhet ende në gjendje të rëndë.

Mediat italiane ende nuk i kanë bërë të ditura identitetet e familjes shqiptare, ndërsa shoferi, një 58-vjeçar është identifikuar si Pietro Dal Santo.

Sipas disa dëshmive, ishte në gjendje të dehur dhe pas përplasjes ai u përpoq të largohet por u ndalua nga policia italiane. Policia gjithashtu ndaloi edhe babai e foshnjes, i cili tentoi që të vriste shoferin pas aksidentit.

Por nuk ka mbaruar këtu për Pietro Dal Santon. Profili i tij në Facebook është sulmuar nga qytetarë të thjeshtë, të cilët e kanë “kryqëzuar” për aksidentin që shkaktoi.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksidenti ne padova familja shqiptare aksident ne itali itali padova pietro dal santo aksidenti ne padova familja shqiptare aksident ne itali itali padova pietro dal santo

Sondazh

Poll