Politike

Avokati i Popullit nis hetim për procedurat e arrestimit të Ilir Metës nga Forcat Operacionale

Bëhet me dije se institucioni i Avokatit të Popullit i ka dërguar një shkresë Policisë së Shtetit, në lidhje me mënyrën e arrestimit të kryer pak ditë më parë të ish-presidentit të vendit.

28 Tetor 2024, 13:29 Nga I.A
Avokati i Popullit nis hetim për procedurat e arrestimit të Ilir
Ilir Meta

Avokati i Popullit ka nisur hetim administrativ për procedurat e ndjekura gjatë arrestimit të kreut të Partisë së Lirisë Ilir Metës. Bëhet me dije se institucioni i Avokatit të Popullit i ka dërguar një shkresë Policisë së Shtetit, në lidhje me mënyrën e arrestimit të kryer pak ditë më parë të ish-presidentit të vendit.

Ish-presidenti dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u arrestua disa ditë më parë me urdhër të SPAK në zonën e "Casa Italia" në Tiranë. Meta akuzohet për pastrim parash, korrupsion pasiv dhe mosdeklarim pasurie. Në njoftimin e SPAK thuhet se objekti i hetimit të këtij procedimi janë veprimet korruptive të zyrtarëve të shtetit në lidhjen dhe zbatimin e kontratës së shërbimit CEZ-DIA. 

ilir meta erinda ballanca

Sondazh

Poll