28 Tetor 2024, 12:42
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se, personalitet që mbështesin narkoregjimet dhe narkodiktarët bëjnë gabimet më të mëdha të jetës së tyre. Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, Berisha tha se ajo mbështetje përdoret fuqishëm kundër lirive dhe të drejtave të qytetarëve të atij vendi.
"Së pari, nuk është e vërtetë që prej vitit 2021, edhe shumë më para, siç mund ta faktojnë me dhjetëra deklarata të miat. Që kur konsensusi i arritur për amendamentet kushtetuese u hodh poshtë për ligjet organike dhe unë kam qëndruar natyrisht nga viti 2021 në një pozicion tjetër, pozicion të ri si kryetar i PD. E kam bërë këtë absolutisht pa asnjë tendencë politike, por sepse konstatova se lufta kundër korrupsionit, krahasuar me vitin 2007-2008, bazuar në të dhënat e DASH, statistikat që janë të shkruara në ato raporte, ajo luftë ra me 300 përqind. Është e vërtetë që u dënua një ministër, por është e vërtetë që gjatë periudhës së PD, ministrat e kishin të ndaluar me ligj ndërhyrjen në prokurime dhe PPP.
Së dyti, unë konstatova se Skapi i partisë refuzoi të hetojë dhe të çojë në gjykatë krimet e mëdha elektorale, në të cilat dokumente të pakundërshtueshme faktonin se është i përfshirë Edi Rama dhe një zinxhir zyrtarësh të tjerë dhe kapot e mafies në Durrës, Shkodër, Peshkopi, e me radhë. Për mua, ky ishte akti më armiqësor i këtyre mercenarëve ndaj opozitës shqiptare. Me këtë akt antikushtetues dhe antidemokratik, këta lëpirës të shpifur të narkoregjimit, firmosnin, legjitimonin krimet e shëmtuara elektorale të tij. Bëheshin palë kryesore në fabrikimin e rezultatit të zgjedhjeve.
Do vijmë te deklaratat. Janë fatkeqe deklaratat. Por dy gjëra. Së pari, kanë në bazë keqinformimin e atyre të cilët janë thellësisht të implikuar në këtë reformë korruptive unike në planet, të cilën vetë BE nuk e pranoi për vendet e tjera. Të garantoj se diktatura dhe diktatorët kanë pasur në të gjitha kohërat simpatizantë dhe mbështetës edhe në vende të lira. Nuk mund të mohohet në asnjë mënyrë kjo. Por, ata individë, personalitete që mbështesin narkoregjime dhe narkodiktatorë bëjnë gabimin më të madh të jetës së tyre. Sepse ajo mbështetje përdoret fuqishëm kundër lirive dhe të drejtave të qytetarëve të atij vendi," tha Berisha.
sali berisha
Politike
28 Tetor 2024, 12:35
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se, ish-ambasadorja Yuri Kim është bashkëautore n&...
Politike
28 Tetor 2024, 12:29
I.A
Sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i ka bërë thirrje BE-së dhe vendeve partnere të Shqipër...
Politike
28 Tetor 2024, 12:20
M.B
Fatmir Xhafaj
TIRANA- Kreu i komisionit anti-korrupsion, Fatmir Xhafaj, mori pjesë sot një konferencë për shtyp ku u fol në l...
Politike
28 Tetor 2024, 12:17
ZH.LL
Adriana Kalaja
TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka kallëzuar penalisht në SPAK, Edi Ramën p&e...
Politike
28 Tetor 2024, 12:18
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar raportin e World Justice Project për drejtësinë dhe...
Politike
28 Tetor 2024, 11:48
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Vijojnë të dalin të tjera detaje sa i përket organzimit të protestës së opozitës q&eum...
Politike
28 Tetor 2024, 11:54
I.A
Ina Zhupa
TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Medias dhe Arsimit në Kuvend, Ina Zhupa ka kërkuar tërheqjen nga qeveria të ...
Politike
28 Tetor 2024, 11:12
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Grupi Parlamentar i Partisë Socialist ka përfunduar mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme. Mësohet se diskut...
Politike
28 Tetor 2024, 10:34
M.B
Kuvendi
TIRANA- Kuvendi i Shqipërisë do mbajë sot seancën e radhës plenare në orën 17:00. Në rend dite ës...
Politike
28 Tetor 2024, 10:09
I.A
TIRANË- Kreu i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Mësohet s...