28 Tetor 2024, 12:58
Nga ZH.LL
Berisha në konferencë me gazetarët
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar sërish arrestimin e kreut të PL-së, Ilir Meta. Gjatë konferencës për media, Berisha e cilësoi si aktin më kriminal, të turpshëm dhe antikushtetues në historinë e vendit.
Berisha duke iu përgjigjur gazetarëve në lidhje me ndalimin e Metës, u shpreh se, Kastriot Ismailit iu ofrua lirimi i menjëhershëm dhe ai nuk pohoi asgjë kundër Ilir Metës. Kjo sipas Berishës është turp-drejtësi.
"Pyetja është komplekse. Së pari, për Ilir Metën. Theksoj se brutaliteti, prita dhe brutaliteti i urdhëruar nga Edi Rama i aplikuar ndaj Ilir Metës do të mbetet akti më kriminal, më i turpshëm, më antikushtetues në historinë e këtij vendi. Akt, të cilin nuk e gjeni dot, mjerisht, as në analet e diktatorit Hoxha. Së dyti, nuk mbroj asnjë akt korruptiv të asnjë njeriu. Por, ua them unë ju këtu, të mos paraqesësh dot asnjë fakt dhe ta kesh pasur Kastriot Ismailin 4 apo 6 vite në burg, të kesh përdorur të gjitha metodat për t’i marrë dëshmi kundër Ilir Metës dhe ai nuk ka pohuar asgjë, atëherë më thoni ju mua, cili është ai njeri që mund të besojë deklaratat e tjera, kur personit për të cilin ky akuzohet, i ishte ofruar lirimi i menjëhershëm nëse do pohonte gjënë më të vogël.
E kuptoni ju se çfarë drejtësie është kjo? Çfarë turp-drejtësie është kjo? Të akuzosh Ilir Metën se ke porositur një shtëpi te një biznesmen dhe i ke marrë përsipër për të votuar një ligj, në një kohë që mercenar Dumani thotë se ke anuluar blerjen e shtëpisë, por thotë se ligjin e ke kaluar. Duhet të kesh atë fytyrë që kanë, të shkruar në këtë mënyrë para shqiptarëve. Ligjin nuk e kalon Ilir Meta me 20 deputetë, ligjet i kalon Edi Rama me 67 deputetë që kishte. Ligji, për të cilin Dumani pafytyrësisht akuzon Metën se u kalua, në fjalimin panagjerik të Edi Ramës në parlament për këtë ligj ju do gjeni superlativat më të rralla për një ligj. Çfarë fytyre kanë këta njerëz që këndej akuzojnë se kalove ligjin, kur e dinë se ligji nuk kalon me 20 deputetë, dhe nuk guxojnë të thërrasin Edi Ramën që kaloi të njëjtin ligj. A nuk është kjo një turp-drejtësi?
Tani, vijmë tek rasti i zonjës Kryemadhi. Zonja Kryemadhi është një politikane që në rininë e saj. Politikani ka për gjykatës publikun në radhë të parë, asnjë nuk qëndron mbi ligjin, por personalisht ndjej se çdo politikan duhet të qëndrojë transparent dhe të bëjë transparencë para së gjithash publikut, aty është detyrimi. A e kuptoni ju se Altin Dumani është ndoshta më kriminel se Nuredini? Sepse Nuredini ka kryer vrasje, po i ka pohuar ato, i ka rrëfyer aty, i ka treguar ato. Kurse Dumani është një mashtrues ordiner, një njeri që fsheh krimet, që përdor krimet për pengmarrje, që zbaton urdhrat të atyre që e kanë marrë peng. Nuk mund të imagjinohen gjëra të tilla. Pra, çdo politikan, çdo qytetar duhet të qëndrojë me transparencë para kësaj drejtësie të inkriminuar në çdo qelizë, siç fakton ky studim.
Lexoni pak kush është në bordin e world Justice Project. Nuk ka asnjë lidhje opozita shqiptare me të. Pra, ju bëni fjalë për drejtësi. Këtu nuk ka drejtësi, ka padrejtësi. Krahas Nuredinit duhet të ishte edhe Altini aty me qëndrimin që mban ndaj krimit, me dosjet që mbyll", tha Berisha.
kastriot ismaili ilir meta edi rama sali berisha nuredin dumani
Politike
28 Tetor 2024, 12:29
M.B
Usula Von der Leyen dhe Edi Rama
TIRANA- Arrestimi i presidenti të Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe ish-deputeti socialist, Jurgis ...
Politike
28 Tetor 2024, 12:46
ZH.LL
Përplasja mes Nallbatit dhe Sinaj
TIRANË- Pushohet çështja për sherrin në parlament mes deputetëve Bledion Nallbati dh...
Politike
28 Tetor 2024, 12:46
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Lideri i opozitës Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin nesër dhe të bash...
Politike
28 Tetor 2024, 12:42
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se, personalitet që mbështesin narkoregjimet dhe narkodiktar&e...
Politike
28 Tetor 2024, 12:35
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se, ish-ambasadorja Yuri Kim është bashkëautore n&...
Politike
28 Tetor 2024, 12:29
I.A
Sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i ka bërë thirrje BE-së dhe vendeve partnere të Shqipër...
Politike
28 Tetor 2024, 12:20
M.B
Fatmir Xhafaj
TIRANA- Kreu i komisionit anti-korrupsion, Fatmir Xhafaj, mori pjesë sot një konferencë për shtyp ku u fol në l...
Politike
28 Tetor 2024, 12:17
ZH.LL
Adriana Kalaja
TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka kallëzuar penalisht në SPAK, Edi Ramën p&e...
Politike
28 Tetor 2024, 12:18
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar raportin e World Justice Project për drejtësinë dhe...
Politike
28 Tetor 2024, 11:48
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Vijojnë të dalin të tjera detaje sa i përket organzimit të protestës së opozitës q&eum...