Politike

"PD e hapur ndaj aleatëve", Berisha: Ilir Meta është një i burgosur politik

Në fjalën e tij para gazetarëve, Berisha theksoi edhe një herë që sipas tij, Meta është i burgosur politik.

28 Tetor 2024, 13:19 Nga ZH.LL
"PD e hapur ndaj aleatëve", Berisha: Ilir Meta është
Berisha ne konferencë për mediat

TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi sot se PD është e hapur ndaj aleatëve, pasi u pyet nëse do ketë emra nga Partia e Lirisë në listë të sigurt për deputetë në zgjedhjet e 2025. Në fjalën e tij para gazetarëve, Berisha theksoi edhe një herë që sipas tij, Meta është i burgosur politik.

Më tej, Berisha hodhi sërish akuza ndaj krerëve të institucionëve të drejtësisë. Kjo sipas Berishës përbën degradim, prandaj dhe Shqipëria renditet në 14 vendet me administratë më të papërshtatshme në planet.

"Çështja e koalicionit është një çështje e hapur. PD qëndron e hapur ndaj aleatëve të vet. Partia e Lirisë është një parti aleate. Ilir Meta është një i burgosur politik. Siç e dini ju, Edi Rama urdhëroi pusinë ndaj tij, çoi bastardin e familjes Hoxha për të qenë i sigurt.

Për herë të parë në histori, rendi ka dy policë në krye. Proda është një eksponent i krimit, mbiemër të dytë meriton Shullazi me të dhëna të implikimit të thellë. Dhe nuk mjaftoi ky, po u mor një nga specialistët më të mëdhenj të gjobëvënies në rrugë, ish-famoz për policët rrugorë që gjobiste, u bë ministër.

A e kuptoni ju se çfarë degradimi të tmerrshëm, prandaj dhe Shqipëria në funksionimin e administratës renditet në 14 vendet me administratë më të papërshtatshme në planet. World Justice Project i ka bërë autopsinë narkoregjimit të Edi Ramës", u shpreh Berisha.

sali berisha ilir meta arrestimi i metes

Sondazh

Poll