Politike

Sherri në parlament mes deputetëve Bledion Nallbati e Vullnet Sinaj, GJKKO pushon çështjen

GJKKO pranoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për pushimin e dosjes për veprën prenale 'goditje për shkak të detyrës' marrë pas seancës së 30 tetorit 2023 kur Bledion Nallbati gjatë debatit godet me grusht deputetin socialist Vullnet Sinaj.

28 Tetor 2024, 12:46 Nga ZH.LL
Sherri në parlament mes deputetëve Bledion Nallbati e Vullnet Sinaj,
Përplasja mes Nallbatit dhe Sinaj

TIRANË- Pushohet çështja për sherrin në parlament mes deputetëve Bledion Nallbati dhe Vullnet Sinaj. 

GJKKO pranoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për pushimin e dosjes për veprën prenale 'goditje për shkak të detyrës' marrë pas seancës së 30 tetorit 2023 kur Bledion Nallbati gjatë debatit godet me grusht deputetin socialist Vullnet Sinaj.

NJOFTIM PËR MEDIAT
1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 23.09.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Pushimin e procedimit penal Nr. 230 të vitit 2023, për veprën penalë të “Goditje për shkak të
detyrës” parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Bib Ndreca, bazuar në nenet 328/1/b, 329/a, 329/b e vijues të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 115, datë 28.10.2024, vendosi: 1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë Posaçme kundër Korrupsionin dhe Krimit të Organizuar, pushimin e çështjes e rregjistruar sipas procedimit penal Nr. 230 të vitit 2023. 2. Kundër vendimit lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve nga e nesërmja e komunikimit të këtij vendimi.

Tiranë, më datë 28.10.2024
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

 

gjkko blendion nallbati vullnet sinaj sherr në parlament

Sondazh

Poll