Politike

Spiropali në Vatikan, pritet nga Papa Françesku: Mirënjohje për kontributin e paçmuar për Shqipërinë

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Spiropali thotë se i shprehu Shenjtërisë së Tij falënderim të thellë për kontributin e paçmuar që ka dhënë në mbrojtjen dhe lartësimin e vlerave të humanizmit.

28 Tetor 2024, 13:22 Nga M.B
Spiropali në Vatikan, pritet nga Papa Françesku: Mirënjohje
Papa Françesku dhe Elisa Spiropali

VATIKAN- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, u prit në një audiencë të veçantë nga Papa Françesku. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Spiropali thotë se i shprehu Shenjtërisë së Tij falënderim të thellë për kontributin e paçmuar që ka dhënë në mbrojtjen dhe lartësimin e vlerave të humanizmit.

Ajo shton se i shprehu Papa Françeskut dhe mirënjohjet dhe falenderimet për dashurinë e Tij për Shqipërinë, e cila i ka dhënë botës Shën Terezën, për bekimin e 38 martirëve të Kishës Katolike shqiptare, për kujdesin e veçantë për besimtarët dhe bashkëjetesën e tolerancën fetare në vendin tonë, të cilën Ati i Shenjtë e ka vlerësuar “Një trashëgimi historike e njerëzimit”.

“Sot pata nderin e rrallë dhe kënaqësinë e jashtëzakonshme të pritem në audiencë të veçantë nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku. Krahas mirënjohjes për këtë takim të paharruar, i shpreha Shenjtërisë së Tij falënderim të thellë për kontributin e paçmuar që ka dhënë në mbrojtjen dhe lartësimin e vlerave të humanizmit, solidaritetit, drejtësisë shoqërore e paqes, për dashurinë e Tij për Shqipërinë, e cila i ka dhënë botës Shën Terezën, për bekimin e 38 martirëve të Kishës Katolike shqiptare, për kujdesin e veçantë për besimtarët dhe bashkëjetesën e tolerancën fetare në vendin tonë, të cilën Ati i Shenjtë e ka vlerësuar “Një trashëgimi historike e njerëzimit”, shkruan Spiropali.

papa françesku elisa spiropali

Sondazh

Poll