Politike

Mosbindja civile/ Berisha: I ftoj qytetarët të bashkohen me ne nesër sepse po luftojmë pikërisht për interesat më jetike të tyre

Pak orë para protestës së radhë të mosbindjes civile të opozitës, Berisha tha se ata po luftojmë për interesat më jetike të çdo qytetari shqiptar kundër regjimit. 

28 Tetor 2024, 12:46 Nga I.A
Mosbindja civile/ Berisha: I ftoj qytetarët të bashkohen me ne
Sali Berisha

TIRANË- Lideri i opozitës Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin nesër dhe të bashkohen me qëllim që të luftojnë për interesat jetike të tyre. Pak orë para protestës së radhë të mosbindjes civile të opozitës, Berisha tha se ata po luftojmë për interesat më jetike të çdo qytetari shqiptar kundër regjimit.

"Këtë akt, këtë vendim të mosbindjes civile, PD, demokratët dhe opozitarët e ndërmarrin si mënyrën e mbështetjes, si mënyrën e fuqisë dhe mbështetjes të interesave, të dinjitetit, të lirisë të çdo qytetari shqiptar që i beson votës së lirë. Që beson se ligji dhe Kushtetuta duhet të funksionojnë. Që beson se Shqipëria pa opozitë është një katastrofë. Që beson se Edi Rama me organizatën e tij kriminale qeveri është vërtetuar tashmë si armiku më i egër i qenies dhe identitetit shqiptar. Do ju njoh tani me statistikën më të fundit të Eurostatit. Eurostat konfirmon se nga viti 2014-2023, Shqipëria është braktisur nga 1.099.734 qytetarë. Është braktisur nga plot 38 qytetarë dhe kjo vetëm në hapësirën e Shengenit. Nëse shton ata që janë larguar në SHBA, të tjerë që kaluan La Manshin me gomone apo shkuan në Lindjen e Mesme dhe vende të tjera, të garantoj që ata që u larguan nga ky regjim janë më shumë se 40 përqind e shqiptarëve. Ndaj edhe ato tre herë kundër regjimit, i ftoj qytetarët të bashkohen në ato protestë sepse po luftojmë pikërisht për interesat më jetike të çdo qytetari shqiptar kundër një regjimi të urryer antishqiptar," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll