28 Tetor 2024, 12:29
Nga I.A
Sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i ka bërë thirrje BE-së dhe vendeve partnere të Shqipërisë, që të heqin dorë nga mbështetja ndaj kësaj drejtësie të kriminalizuar. Gjatë konferencës për mediat, Berisha ka publikuar edhe shifrat e raportit të World Justice Report. Sipas Berishës, gjendja e drejtësisë në Shqipëri ka rënë me dhjetëra shkallë krahasuar me vitin 2015, kur ende nuk ishin bërë reforma sorosiane në drejtësi.
"Për të drejtat civile, dhe këtu duhet të ndalem pak, Shqipëria edhe këtu ka një përkeqësim dramatik prej 44 vendesh. Mbante një pozicion në vendin e 55, kurse tani renditet në vendin e 101. Por dramatike dhe dëshmi flagrante e dështimit të reformës së drejtësisë dhe drejtësisë së re janë treguesit që vijojnë. Për shembull, mosndërhyrja e qeverisë në vendimet civile, Shqipëria para reformës së drejtësisë ishte në vendin e 65. Pas reformës në drejtësi dhe shndërrimit të drejtësisë në një degë ekzekutivi nga reforma e Xhorxh Sorosit, Shqipëria renditet në vendin e 110. Janë një seri vendesh si Nigeria, Kenia, Tunizia, Bangladeshi, të cilat renditen gjer në 25 vende më mirë se Shqipëria, kurse Kosova fqinje renditet 44 vende më mirë se Shqipëria.
Në drejtësinë penale, Shqipëria renditej në vitin 2015, para reformës së drejtësisë, në vendin e 46. Pas shndërrimit të drejtësisë në degë ekzekutivi, Shqipëria renditet në vendin e 92. Ka humbur pra 46 vende. Ky është një tregues dramatik, kjo është ‘pavarësi’ e mercenarëve të drejtësisë Dumani-Kraja apo fytyra e vërtetë e drejtësisë me Irena Gjokat e saj. Por jo më pak dramatike është ndërhyrja e qeverisë në drejtësinë penale. Në këtë kuadër, Shqipëria para reformës renditej në vendn e 62, kurse pas reformës sorosiane renditet në vendin e 106, duke pasur kështu shumë vende para, Vietnami, Banladeshin, Tunizinë, Kenian, Nigerinë, etj. Kurse Kosova renditet në këtë kontekst në vendin e 46.
Pra, këto tregues dëshmojnë se drejtësia e re është një drejtësi e munguar për qytetarët shqiptarë. Është një degë ekzekutivi për narkoshtetin shqiptar. Ndaj PD i bën thirrje Parlamentit Europian, Komisionit Europian, vendeve partnere të heqin dorë nga çdo mbështetje e kësaj drejtësie të kriminalizuar, të kontrolluar në çdo qelizë të saj nga kreu i narkoshtetit Edi Rama dhe regjimi i tij. Të angazhojnë Komisionin e Venecias për një rishqyrtim tërësor të këtij sistemi, në mënyrë që shqiptarëve t’u rikthehet e drejta themelore e një procesi ligjor të drejtë dhe drejtësia të nxirret nga kthetrat e politikës dhe të shndërrohet në një sistem të varur nga ligji," tha Berisha.
sali berisha
Politike
28 Tetor 2024, 12:20
M.B
Fatmir Xhafaj
TIRANA- Kreu i komisionit anti-korrupsion, Fatmir Xhafaj, mori pjesë sot një konferencë për shtyp ku u fol në l...
Politike
28 Tetor 2024, 12:17
ZH.LL
Adriana Kalaja
TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka kallëzuar penalisht në SPAK, Edi Ramën p&e...
Politike
28 Tetor 2024, 12:18
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar raportin e World Justice Project për drejtësinë dhe...
Politike
28 Tetor 2024, 11:48
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Vijojnë të dalin të tjera detaje sa i përket organzimit të protestës së opozitës q&eum...
Politike
28 Tetor 2024, 11:54
I.A
Ina Zhupa
TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Medias dhe Arsimit në Kuvend, Ina Zhupa ka kërkuar tërheqjen nga qeveria të ...
Politike
28 Tetor 2024, 11:12
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Grupi Parlamentar i Partisë Socialist ka përfunduar mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme. Mësohet se diskut...
Politike
28 Tetor 2024, 10:34
M.B
Kuvendi
TIRANA- Kuvendi i Shqipërisë do mbajë sot seancën e radhës plenare në orën 17:00. Në rend dite ës...
Politike
28 Tetor 2024, 10:09
I.A
TIRANË- Kreu i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Mësohet s...
Politike
28 Tetor 2024, 08:25
M.B
Kryetarja e parlamentit, Elisa Spiropali dhe trupa e Gjykatës kushtetuese
TIRANA- Në Shqipëri, dorëheqja e anëtares së Gjykat...
Politike
27 Tetor 2024, 20:21
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha edhe mbrëmjen e sotme ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve...