Aktualitet

Përplasi për vdekje të moshuarin, arrestohet 21-vjeçari në Shkodër

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se është arrestuar shtetasi me iniciale V. D. për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

27 Tetor 2024, 13:36 Nga r.ll
Përplasi për vdekje të moshuarin, arrestohet 21-vjeçari
foto ilustruese

SHKODËR- Është vënë në pranga një 21-vjeçar në Shkodër, i cili përplasi mbrëmjen e djeshme për vdekje një të moshuar.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se është arrestuar shtetasi me iniciale V. D. për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Aksidenti ka ndodhur në lagjen Draçin, ku i riu ka përplasur me makinë shtetasi Pal Biçuku, i cili ndërroi jetë në vendngjarje.

aksident ne shkoder

Sondazh

Poll