Aktualitet

Në kërkim për një plagosje me armë zjarri, arrestohet 35-vjeçari në Malësinë e Madhe (EMRI)

Më 29 shkurt, 35-vjeçari gjatë një konflikti për motive të dobëta në Koplik qëlloi me pistoletë në këmbë, Genti Dulaj, 32 vjeç.

27 Tetor 2024, 12:33 Nga r.ll
Në kërkim për një plagosje me armë zjarri, arrestohet
foto ilustruese

TIRANË- Një 35-vjeçar është arrestuar në Malësinë e Madhe, pasi ishte shpallur në kërkim për një plagosjen me armë zjarri të një 32-vjeçari në muajin shkurt të këtij viti. Në pranga është vënë Emirjon (Mirush) Hasaj.

Gjykata e Shkodrës i kishte caktuar Hasajt masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.  Më 29 shkurt, 35-vjeçari gjatë një konflikti për motive të dobëta në Koplik qëlloi me pistoletë në këmbë, Genti Dulaj, 32 vjeç.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Në vijim të kontrolleve bazuar dhe në inteligjencën policore, për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim,  shërbimet e Komisariatit të  Policisë Malësi e Madhe,  kapën në Bajzë dhe ndaluan shtetasin E(M). H., 35 vjeç, banues në fshatin Pjetroshan.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Ky shtetas më datë 29.02.2024, në Koplik, dyshohet se për motive të dobëta,  ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe ka plagosur në këmbë shtetasin G. D., 32 vjeç. 

emirjon mirush hasaj genti dulaj malesi e madhe

Sondazh

Poll