Politike

Ministri Hasani viziton shkollën shqipe në New York, shpërndan 300 abetare për nxënësit: Institucion që luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e kulturës shqiptare!

 Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hasani shkruan se shkolla shqipe "Alba Life” është një institucion që luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e kulturës shqiptare.

27 Tetor 2024, 15:59 Nga N.F
Ministri Hasani viziton shkollën shqipe në New York, shpërndan
Ministri Hasani

SHBA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka vizituar ditën e sotme një shkollë shqipe në New York. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hasani shkruan se shkolla shqipe "Alba Life” është një institucion që luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e kulturës shqiptare.

Ai ndau edhe pamje nga takimi ndërsa bëri me dije se ka shpërndarë 300 abetare për nxënësit, si mbështetje simbolike në rrugëtimin e tyre drejt mësimit të gjuhës amtare.

Postimi i plotë: 

Kënaqësi e veçantë të vizitoja shkollën shqipe “Alba Life” në New York – një institucion që luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e kulturës shqiptare. Në këto 17 vite, kjo shkollë ka qenë shembull frymëzues i bashkëpunimit dhe përkushtimit në arsim, duke fituar me meritë titullin ‘Ambasador i Kombit’ ????. Me këtë rast, shpërndava 300 abetare për nxënësit, si mbështetje simbolike në rrugëtimin e tyre drejt mësimit të gjuhës amtare.

Falënderime nxënësve për mikpritjen në këtë tempull të dijes kuq e zi dhe stafit të shkollës për përkushtimin ndaj edukimit të brezave të rinj me dashuri për gjuhën dhe Shqipërinë.

Ministri Hasani viziton shkollën shqipe në New York, shpërndan

ministri hasani shkolle shqipe

Sondazh

Poll