Politike

FOTO/ Ndeshja e luksit e NBA-s, Rama së bashku me familjen shikojnë përballjen mes New York Knickers - Indiana Pacers

Biletat për këto ndeshje në varësi edhe vendit ku ulesh shkojnë në disa raste nga 8-mijë dollarë më e ulta deri në mbi 20-mijë dollarë më e shtrenjta. Nuk dihet ende se sa ka paguar kryeministri shqiptar në këtë rast.

26 Tetor 2024, 20:39 Nga I.A

FOTO/ Ndeshja e luksit e NBA-s, Rama së bashku me familjen shikojnë

SHBA- Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar edhe një herë se është ardhurues i flaktë i basketbollit. Teksa ndodhej në SHBA për takimin me shqiptarët që e realizoi ditën e sotme, Rama është fotografuar në një ndeshje të NBA-s mbrëmjen e kaluar. Duke u ulur në rresht të parë dhe në prani të gruas së tij dhe djalit të vogël, Rama ka ndjekur ndeshjen mes ‘New York Knickers’ dhe ‘Indiana Pacers’.

Biletat për këto ndeshje në varësi edhe vendit ku ulesh shkojnë në disa raste nga 8-mijë dollarë më e ulta deri në mbi 20-mijë dollarë më e shtrenjta. Nuk dihet ende se sa ka paguar kryeministri shqiptar në këtë rast.

Shpenzimet e Ramës për udhëtime me charter, ekspozita apo evente të tjera vanitoze si kjo ndeshje basketbolli, asnjëherë nuk janë bërë transparente. Opozita kërkoi një vit më parë një komision hetimor për këtë çështje, por që u refuzua nga mazhoranca.

edi rama

Sondazh

Poll