27 Tetor 2024, 12:05
Nga r.ll
gazment bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me pjesëmarrjen e ambasadorëve shqiptarë në aktivitetet politike të kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Taulant Balla.
Bardhi në një postim të cilin e shoqëron edhe me fotot e ambasadorëve në aktivitetet, e ka cilësuar praninë e tyre si shkelje të ligjit. Demokrati thotë se shkrirja e shtetit me partinë në zgjedhje dhe përdorimi i Trupit Diplomatik si trupë elektorale e partisë në pushtet, është një cënim i rëndë i zgjedhjeve dhe një rast unik në botë.
Në përfundim të postimit të tij, kreu i grupit të PD-së i bë thirrje SPAK-ut dhe Presidencës të marrin masa për të garantuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme, dhe "për të ndëshkuar secilin zyrtar të shtetit që dhunon kaq brutalisht ligjin, për interesa të pushtetit personal të Edi Ramës".
POSTIMI I BARDHIT:
Aktivitetet politike të Edi Ramës dhe Taulant Ballës jashtë vendit gjatë kësaj kohe kanë provuar jo vetëm braktisjen nga shqiptarët, por edhe një fenomen kriminal, atë të shkrirjes së shtetit me partinë. Kjo është aq evidente, saqë edhe Ambasadorët në SHBA, Kombet e Bashkuara, Itali, Gjermani, Greqi, Çeki, etj., në dhunim brutal të ligjit, marrin pjesë në aktivitete partiake me qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë, duke shpërdoruar funksionin, duke përdhosur figurën e përfaqësuesit të shtetit shqiptar (jo partisë) në botë, si dhe duke cënuar barazinë e palëve në zgjedhje.
Shkrirja e shtetit me partinë në zgjedhje dhe përdorimi i Trupit Diplomatik si trupë elektorale e partisë në pushtet, është një cënim i rëndë i zgjedhjeve dhe një rast unik në botë. Kurrë, askund, Trupa Diplomatike nuk merr pjesë në aktivitete partiake dhe aq më pak nuk shërben si trupë elektorale e partisë në pushtet. Funksioni kërkon paanësi politike dhe përfaqësim me dinjitet të Shqipërisë në Botë.
Sipas ligjit nr. 23/2015, Shërbimi i Jashtëm është pjesë përbërëse e Shërbimit Civil të Republikës së Shqipërisë dhe vepron në bazë të parimeve të profesionalizmit, integritetit, dhe PAANËSISË POLITIKE. Përveç detyrimeve të parashikuara nga ligji për nëpunësin civil, Ambasadorëve dhe stafeve të tyre NUK U LEJOHET me ligj të bëjnë pjesë në asnjë parti, organizatë ose shoqatë politike apo TË MARRIN PJESË në veprimtaritë e organizuara prej tyre. Shkelja e këtyre detyrimeve ligjore passjell shkarkimin nga detyra.
Në mënyrë të vazhdueshme OSBE-ODIHR ka rekomanduar ndalimin e keqpërdorimit të burimeve shtetërore për të krijuar avantazhe të konsiderueshme të partisë në pushtet në zgjedhje, si dhe ka rekomanduar që organet ligjzbatuese të veprojnë në kohë dhe me vendosmëri për të ndëshkuar këtë fenomen.
I kërkoj Presidentit të Republikës z. Bajram Begaj, si autoriteti kushtetues përgjegjës për dekretimin e Trupit Diplomatik të Shqipërisë kudo në botë, që të mbajë qëndrim publik për t'u distancuar nga aktiviteti i paligjshëm politik i Ambasadorëve dhe stafeve të Ambasadave të Republikës së Shqipërisë në mbarë botën, në organizimin dhe pjesëmarrjen në aktivitetet partiake të Kryetarit apo Drejtuesit Politik të Partisë Socialiste me shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.
Gjithashtu, me kompetencat që i njeh Kushtetuta dhe ligji, Presidenti i Republikës ka përgjegjësinë për që të ndërhyjë menjëherë për të mbajtur përgjegjës përpara ligjit secilin Ambasador që në shkelje brutale të ligjit ka organizuar dhe merr pjesë në veprimtari politike të Kryetarit të Partisë Socialiste dhe Drejtuesit Politik për Diasporën të Partisë Socialiste në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Pa dyshim që ky është një KRIM që dënohet me 3 vjet burg nga Kodi Penal, sipas paragrafëve 1 dhe 4 të nenit 328/a të Kodit Penal “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”. Përgjegjësi penale sipas ligjit kanë Kryeministri Edi Rama dhe Ministri Taulant Balla, për përdorimin e burimeve njerëzore shtetërore për zgjedhje, dhe Ambasadorët e stafet e tyre diplomatike, për pjesëmarrje në aktivitete politike. Për këtë qëllim, kam udhëzuar përgatitjen menjëherë të një kallëzimi penal në SPAK ndaj Edi Ramës, Taulant Ballës, Ambasadorëve që janë evidentuar deri më tani në aktivitete partiake/zgjedhore dhe stafeve të tyre përkatëse diplomatike.
Apeloj Presidentin e Republikës dhe Prokurorinë e Posaçme të përmbushin në kohë, pa hezitim, misionin e tyre kushtetues, sipas përgjegjësive, për të garantuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme, dhe për të ndëshkuar secilin zyrtar të shtetit që dhunon kaq brutalisht ligjin, për interesa të pushtetit personal të Edi Ramës!
postimi i bardhit
gazment bardhi
464926818 958651959614967 6675234857981391889 n
464919025 958651936281636 3364672286267678516 n
464878844 958651882948308 4739072809534968069 n
464842152 958651889614974 1378587454770193876 n
464739130 958651929614970 1358842824247760464 n
464718532 958651982948298 6011978775207213657 n
464662178 958650569615106 8959644763141704419 n
Politike
27 Tetor 2024, 10:55
r.ll
porti i durresit
DURRËS- Një banderolë me mbishkrimin "Mbetje të rrezikshme, qeveri toksike", është vendosur në hyrjen e...
Politike
27 Tetor 2024, 08:25
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e djeshme një takim me shqiptarët në New York të SHBA, në kuad...
Politike
26 Tetor 2024, 22:26
I.A
Tonin Marinaj
SHBA- Kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj ka qenë një tjetër pjesëmarrës në ta...
Politike
26 Tetor 2024, 21:08
I.A
Flamuri i PD
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një foto nga protesta e sotme e shqiptarëve të Amer...
Politike
26 Tetor 2024, 20:50
I.A
Edi Rama
SHBA- Takimi i kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në SHBA ishte padyshim një nga eventet më të plan...
Politike
26 Tetor 2024, 20:39
I.A
SHBA- Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar edhe një herë se është ardhurues i flaktë i basketbollit. Teksa ndodhej në SHBA pë...
Politike
26 Tetor 2024, 20:03
I.A
Rama dhe qytetari
SHBA- Kryeministri Edi Rama ka bërë batuta me një shqiptare në Neë York, teksa kërkonte me këmbën...
Politike
26 Tetor 2024, 19:53
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha bëri thirrje për një protestë të organizuar nesër në Durrës, ...
Politike
26 Tetor 2024, 19:41
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se Rama ka bërë shpenzime të larta gjatë një udhëtimi jasht&eu...
Politike
26 Tetor 2024, 19:37
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij të mbajtur në protestën maraton&eu...