Politike

Rama ndan videon nga takimi në New York: Diaspora me pjesëmarrjen në zgjedhje duhet të behet garant që Shqipëria nuk kthehet më prapa

Ditën e sotme kryeministri ka ndarë një video nga takimi, ku shprehet Shqipëria ka bërë progres, por është akoma një progres në rrezik.

27 Tetor 2024, 08:25 Nga r.ll
Rama ndan videon nga takimi në New York: Diaspora me pjesëmarrjen
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e djeshme një takim me shqiptarët në New York të SHBA, në kuadër të turit të diasporës.

Ditën e sotme kryeministri ka ndarë një video nga takimi, ku shprehet Shqipëria ka bërë progres, por është akoma një progres në rrezik. Më tej ai shprehet se shqiptarët e diasporës duhet të bëhen garant me pjesmarrjen e tyre në zgjedhje. 

“Shqipëria ka bërë progres, por është akoma një progres në rrezik nëse të gjithë bashkë nuk e shtyjmë përpara në këtë kilometër të fundit për të barë anëtare të BE. Një nga arsyet e suksesit tuaj mesa kuptoj është që shqiptarët këtu kanë ndihmuar shqiptarët, që kush ka ardhur përpara ka ndihmuar ata që kanë ardhur prapa.

Prandaj diaspora sot duhet të luajnë për Shqipërinë atë rol që kanë luajtur ata shqiptarë këtu që kanë ndihmuar shqiptarët që kanë ardhur. Duhet të bëhen garant me pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje. Duhet të bëhen garantët që Shqipëria nuk kthehet më prapa.

Prandaj kam ardhur këtu për tju kërkuar që ta vazhdojmë dhe ta përmbushim së bashku këtë mision të nisur 1 dekadë më parë për ta ngjitur Shqipërinë në majën e 2030, duke e bërë të pakthyeshme rrugën e Evropës dhe duke bërë për vendin tonë, për shtetin tonë, për flamurin tonë atë që cdo shqiptar në Amerikë apo Evropë ka bërë për veten e vet, për familjen e vet, për të ardhmen e fëmijëve të vet, duke u bërë pjesë krenare e pandashme e bashkësisë ku sot jeton e punon këtu në Amerikë apo në Evropë”, thotë Rama.

Videoja e postuar nga kryeministri në Facebook: 

edi rama ne new york

Sondazh

Poll