Politike

“Po vdes nga kurioziteti çfarë pyetje ka”, Rama nuk kursen batutat: Ti qenke burrë, e mbajte në këmbë gjithë kohën

Kur Rama i dha mikrofonin, zonja i pasoi të atit, duke u shprehur se pyetjen drejtuar kryeministrit dëshironte ta bënte ai.

26 Tetor 2024, 20:03 Nga I.A
“Po vdes nga kurioziteti çfarë pyetje ka”, Rama nuk
Rama dhe qytetari

SHBA- Kryeministri Edi Rama ka bërë batuta me një shqiptare në Neë York, teksa kërkonte me këmbëngulje fjalën. Kur Rama i dha mikrofonin, zonja i pasoi të atit, duke u shprehur se pyetjen drejtuar kryeministrit dëshironte ta bënte ai.

Pjesë nga debati:

Rama: Po vdes nga kurioziteti çfarë pyetje ka

Qytetarja: E kërkova për babanë

Rama: Ti qenke burrë, e mbajte në këmbë tërë kohës

Qytetari: Problemi që do të ngre është për fëmijët që lindin këtu në Amerikë, për t’u regjistruar në Shqipëri. Punonjësja e gjendjes civile i nxjerr problem se thotë që certifikata e noterizuar dhe me vulë nuk vlen.

Rama: Jeni dëshmitar, e keni parë kohën që për çdo gjë që lidhet me shtetin shqiptar, duhet të vinit në Shqipëri. Sot mjafton të hyni në e Albania. Ka mbetur vetëm një pjesë e shërbimeve konsullore, me kushti që të vish në Shqipëri. Jemi duke e zgjidhur edhe këtë, besoj me fillimin e vitit të ardhshëm, edhe këtë do të mund ta bëni që këtu. Çdo shqiptar kudo ku është, shtetin e vertetë shqiptar, do ta ketë në telefonin e vetë për çdo shërbim. Viti i ri do të vijë me nipin a mbesën të regjistruar. Kjo është arsye t’i nxisësh të bëjnë nipa dhe mbesa të tjera.

edi rama

Sondazh

Poll