Politike

Jo vetëm Vangjel Tavo në New York/ Në sallë edhe kreu i bashkisë Malësi e Madhe (FOTO)

Pas Tavos, kreu i bashkisë Himarë edhe Marinaj ka vendosur të shkojë në  takim të kreut të qeverisë.

26 Tetor 2024, 22:26 Nga I.A
Jo vetëm Vangjel Tavo në New York/ Në sallë edhe kreu i
Tonin Marinaj

SHBA- Kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj ka qenë një tjetër pjesëmarrës në takimin e Ramës me emigrantët shqiptarë në New York. Pas Tavos, kreu i bashkisë Himarë edhe Marinaj ka vendosur të shkojë në  takim të kreut të qeverisë.

Vizita në SHBA vjen 2 muaj përpara nisjes së procesit të regjistrimit të diasporës për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës, që u mundësua pas bashkimit të votave mes mazhorancës dhe opozitës në muajin korrik. Gjithashtu, në kuadër të këtij turi, do të ketë dhe një rikthim i Ramës në Greqi më datën 3 nëntor në Selanik. Ndryshe nga takimet e majit në Athinë dhe Milano formati do të jetë më i ngushtë, teksa mësohet se takimet do të zhvillohen në holle hotelesh dhe jo në stadium.

vangjel tavo tonin marinaj

Sondazh

Poll