Politike

I planifikuar të fliste në takimin me emigrantët shqiptarë/ Pse u 'zhduk' Taulant Balla, Rama 'one man show'

Që nga vendi i zgjedhur deri te pjesëmarrja e emigrantëve dhe rojet që ruanin hyrjen e 'Gotham Hall', çdo gjë e menduar deri në detaje.

26 Tetor 2024, 20:50 Nga I.A
I planifikuar të fliste në takimin me emigrantët shqiptarë/
Edi Rama

SHBA- Takimi i kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në SHBA ishte padyshim një nga eventet më të planifikuara nga qeveria e tij. Që nga vendi i zgjedhur deri te pjesëmarrja e emigrantëve dhe rojet që ruanin hyrjen e 'Gotham Hall', çdo gjë e menduar deri në detaje.

Por në axhendën e takimit të Ramës me emigrantët shqiptarë, ishte dhe fjala që pritej të mbahej nga Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëkohësisht drejtues politik i Partisë Socialiste për Diasporën Taulant Balla. Në nisje të takimit, fjalën e mori kryeministri Rama dhe deri në fund të takimit, fjala e tij mbylli mitingun gati dy orësh në Neë York. 

Ajo që nuk u kuptua ishte se përse, Balla nuk mbajti fjalën e tij para shqiptarëve, duke qenë se është edhe lidhja e Partisë Socialiste me diasporën. I vetmi moment që Balla u duk para kamerave ishte në nisje të takimit, ku për një çast kamerat e filmuan. 

Por gjatë gjithë takimit, Balla edhe pse i planifikuar të fliste nuk u pa askund. Në fakt jo vetëm Balla, por askush nga kabineti Rama nuk foli në këtë takim. E ndërsa Rama vazhdonte fjalën e tij me emigrantët mes batutave dhe seriozitetit, takimi i sotëm ishte padyshim një 'one man show'. 

taulant balla edi rama

Sondazh

Poll